specie
Specie e panjohur njerëzore, koha për të shtuar një degë në pemën e evolucionit
A akziston një specie e re njerëzore që pritet të zbulohet? Shkencëtarët duket se janë shumë afër përgjigjes së kësaj pyetjeje dhe konfirmimit se ndoshta ka ardhur koha për të shtuar edhe një ... degë në pemën e evolucionit të njeriut.
Nga krahasimi i popullsive që jetonin në Tokë 50-70 mijë vjet më parë, shkencëtarët u përballën me boshllëqe dhe pyetje të reja në lidhje me evoluimin e njeriut
“Njeriu” i shkurtër i Indonezisë nuk ka qenë Homo Sapiens
Një ekip studiuesish francezë kanë dalë së fundmi me një studim, publikuar në “Journal of Human Evolution” sipas të cilit njerëzit e shkurtër që dikur popullonin një ishull të Indonezisë, e që u zhdukën 15 000 vjet më parë, nuk kanë qenë Homo Sapiens. Pra ata nuk i përkisnin racës njerëzore. Të cilësuar si Homo Floresiensis, kjo racë u zbulua në vitin 2003 në ishullin Flores dhe nga fosilet u vu re shtati i tyre i shkurtër. Analizat e fundit kanë marrë në studim fosilet e gjetura dhe që këtej edhe përfundimi i cili ka krijuar shumë debat mes antropologëve.