sejfedin Al Albani
Shqiptari i ISIS reagon për aksionin në Maqedoni: Shqiptarë gati për luftë, ka ardhur koha të zhdukim zullumin sllav!
Shteti Islamik i ISIS ka reaguar ekskluzivisht për “JavaNews.al” në lidhje me aksionin antiterrorizëm në Maqedoni të ndërmarrë dy ditë më parë. Përmes një mesazhi të dërguar në faqen zyrtare në Facebook të redaksisë së “JavaNews.al”, nga shtetasi i ashtuquajtur Sejfedin AlAlbani, i bëhet thirrje shqiptarëve kudo ku janë të marrin armët dhe të bëhen gati për luftë. Nën emrin fals në Facebook Xhavit Xhavit, shqiptari Sejfedin AlAlbani shkruan se tashmë ka ardhur koha që terroristët e ISIS të ndërmarrin aksione në Ballkan, në veçanti në Maqedoni.