Shqiptari i ISIS reagon për aksionin në Maqedoni: Shqiptarë gati për luftë, ka ardhur koha të zhdukim zullumin sllav!

Postuar në 08 Gusht, 2015 19:04

Shteti Islamik i ISIS ka reaguar ekskluzivisht për “JavaNews.al” në lidhje me aksionin anti­terrorizëm në Maqedoni të ndërmarrë dy ditë më parë. Përmes një mesazhi të dërguar në faqen zyrtare në Facebook të redaksisë së “JavaNews.al”, nga shtetasi i ashtuquajtur Sejfedin Al­Albani, i bëhet thirrje shqiptarëve kudo ku janë të marrin armët dhe të bëhen gati për luftë. Nën emrin fals në Facebook Xhavit Xhavit, shqiptari Sejfedin Al­Albani shkruan se tashmë ka ardhur koha që terroristët e ISIS të ndërmarrin aksione në Ballkan, në veçanti në Maqedoni. Duke iu bërë edhe një herë thirrje shqiptarëve për gjakderderdhje, ISIS rikthen edhe një herë në vëmendje shqiptarët dhe Ballkanin, pasi siç thuhet në mesazhin e dërguar, “ka ardhur koha të zhdukim zullumin sllav”. Sejfedin Al­Albani, i cili nuk ka dashur të tregojë identitetin e tij të vërtetë, dyshohet të jetë një shtetas shqiptar, pjesë e Shtetit Islamik të ISIS që lufton në Siri, raporton “JavaNews.al”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.