ligo

Detektohen për herë të dytë valë gravitacionale

Postuar në 15 Qershor, 2016 22:08

Detektohen për herë të dytë valët gravitacionale në laboratorin LIGO në Livingston të SHBA-së. Detektimi i realizua në ditën e Krishtlindjeve, dy muaj pas detektimit të parë historik, të muajit shtator. Sipas njoftimit valët ndryshojnë në origjinë: herën e parë shkencëtarët thanë se bëhej fjalë për përplasjen e dy vrimave të zeza që kishin prodhuar valët. Kurse kësaj radhe burimi është bashkimi i dy vrimave të zeza. Objektet përgjegjëse për këtë çlirim energjie janë respektivisht 14 herë dhe 8 herë masën e Diellit tonë për të dhënë si bashkim një vrimë të zezë 21 herë sa Dielli.

Një teori e re për Lëndën e Errët e lidh atë me Vrimat e Zeza primordiale

Postuar në 28 Maj, 2016 20:23

Lënda e Errët përbën rreth 80% të masës së Universit dhe është me gjasë misteri më i madh për fizikanët e sotshëm. Një nga “paradokset” e saj është se dendësia e saj rritet, ndonëse postulimi ynë për universin është se ai po zgjerohet. Shumë emra të njohur të fizikës kanë deklaruar se njeriu ka nevojë për një Einstein të ri për të kuptuar këtë mister të madh, se me zbardhjen e tij, fizika do të ndryshojë thelbësisht. Përpjekjet për këtë nuk mungojnë dhe një alternativë intriguese është ajo se Lënda e Errët është krijuar nga vrima të zeza të formuara në sekondën e dytë pas Big Bangut.

Valët gravitacionale mund të origjinojnë edhe nga Gravastarët, përveçse nga Vrimat e Zeza

Postuar në 06 Maj, 2016 04:24

Në muajin shkurt të këtij viit shkencëtarët në Univ ersitetin e Arizonas në SHBA, deklaruan detektimin për herë të parë të valëve gravitacionale.

Detektohen për herë të parë valët gravitacionale. U parashikuan nga Einstein në vitin 1916

Postuar në 11 Shkurt, 2016 18:19

Kërkuesit e Univeristetit Shtetëror të Arizonës kanë deklaruar sot se kanë detektuar drejtpërdrejt valët gravitacionale që janë emetuar nga bashkimi i dy vrimave të zeza. Zbulimi konsiderohet ndër më të rëndësishmit, pasi jo vetëm i jep të drejtë parashikimit të Albert Einstein, bërë në vitin 1916, sipas të cilit valët gravitacionale shformojnë edhe hapësirë-kohën, por sepse vlerësohet se bota po hyn në një epokë të re të astronomisë.

Subscribe to RSS - ligo