Detektohen për herë të dytë valë gravitacionale
Detektohen për herë të dytë valët gravitacionale në laboratorin LIGO në Livingston të SHBA-së. Detektimi i realizua në ditën e Krishtlindjeve, dy muaj pas detektimit të parë historik, të muajit shtator. Sipas njoftimit valët ndryshojnë në origjinë: herën e parë shkencëtarët thanë se bëhej fjalë për përplasjen e dy vrimave të zeza që kishin prodhuar valët. Kurse kësaj radhe burimi është bashkimi i dy vrimave të zeza. Objektet përgjegjëse për këtë çlirim energjie janë respektivisht 14 herë dhe 8 herë masën e Diellit tonë për të dhënë si bashkim një vrimë të zezë 21 herë sa Dielli. Konstatimi i valëve gravitacionale për herën e dytë do të thotë se LIGO ka kapacitetin për të nisur një hetim krejtësisht të ri të mjedisit kozmik.
Add new comment