Valët gravitacionale mund të origjinojnë edhe nga Gravastarët, përveçse nga Vrimat e Zeza
Në muajin shkurt të këtij viit shkencëtarët në Univ ersitetin e Arizonas në SHBA, deklaruan detektimin për herë të parë të valëve gravitacionale. Shkencëtarët thanë asokohe se zbulimi u bë i mundur nga Laser Interferometer Gravitional Wave Observatory dhe kapi valët që pasuan përplasjen e dy vrimave të zeza 1.3 miliardë vjet më parë(http://www.respublica.al/2016/05/06/detektohen-për-herë-të-parë-valët-gravitacionale-u-parashikuan-nga-einstein-në-vitin-1916).
Mirëpo disa shkencëaraë të të drejtuar nga Paolo Pani i Universitetit La Sapienza në Romë të Italisë mendojnë se valët nuk janë emetuar nga përplasja e dy vrimave të zeza. Sipas Pani, një burim i këtyre valëve mund të ketë qenë një Gravastar, që është një një top materieje i dendur dhe që mbahet në tension nga një zemër prej Materieje të Errët. Nuk ka një vëzhgim për Gravastarët, por shkencëtarët kanë supozuar ekzistencën e tyre bazuar nga ajo që dihet për vrimat e zeza. Diferenca me këto të fundit është se Gravastarët nuk kanë Horizont të Ngjarjes. Fotonet nuk i shpëtojnë këtij objekti por ato orbitojnë rreth tij në atë që quhet Unaza e Dritës. Ideja e shkencëtarëve italianë është vetëm një sugjerim që valët gravitacionale mund të kenë burime alternative nga vrimat e zeza siç mund të jenë vibrimet e Gravastarëve.
https://www.newscientist.com/article/mg23030724-100-was-gravitational-wa...
Add new comment