parcela
Lufta e Prokurorisë me Policinë, oficeri i Tahirit pronar i dy parcelave me kanabis
Hetimi për pajisjen përgjuese Imsi Catcher, arrestimi i Emiljano Shullazit duket se kanë nxitur një përplasje mes policisë dhe prokurorisë që tani është shtrirë edhe në terren ku prokurorët kanë zbarkuar për të hetuar mbi situatën e mbjelljes me kanabis, pas dyshimeve se parcela të raportuara si të asgjesuara figurojnë të mbjella ma bimë narkotike.
“Suksesi” i anti-hashashit, parcela të mbrojtura nga “shefat” në Devoll
A është lufta ndaj hashashit gjatë kësaj vere një histori suksesi? Po, sipas kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri në konferencën mbi luftën ndaj kanabisit, ku u proklamua se tashmë territori shqiptar ishte i “pastër”. Por jo sipas gazetarit Artan Hoxha, i cili ka publikuar në News 24 një video që tregon një fshat në Bilisht të mbjellë me kanabis. Sipas Hoxhës, sipërfaqe të tëra në një zonë të pyllëzuar janë të mbjella me kanabis. Ky territor mbrohet nga disa persona të armatosur që nuk lejojnë të panjohurit të hyjnë.
Në Republikën e "pamposhtur" të kanabisit
Më shumë se 2 vjet nga ndërrimi i pushtetit dhe një vit gjysmë nga aksioni i bujshëm në Lazarat, policia nuk po u gjen fundin parcelave me kanabis të mbjella anembanë vendit. Qeveria është angazhuar para faktorit ndërkombëtar për të hequr Shqipërinë nga harta e drogës, por nga ana tjetër gjatë këtij 2-vjeçari në vend ka lulëzuar kultivimi i kanabisit. Aksioni i policisë nuk e ka shmangur fushatën e mbjelljeve në zonat e Gjirokastrës, Tepelënës, Vlorës, Beratit, Krujës dhe Malësisë së Madhe.