tradiocionalja
Kolë Jakova, dramaturgu ynë "klasik"
Fillimtarët janë përherë të përkëdhelurit e kohës. Por kur fillimtari bëhet udhë, çel një udhë, vetjakësohet si udhë, ai është trefish i përkëdhelur. Kolë Jakova për të gjithë ne që jemi tubuar sot këtu në këtë sallë është më së pari dramaturgu, drejtori i parë i Teatrit Popullor dhe Filarmonisë (1945-1946), ndërsa për shënimet enciklopedike është edhe shkrimtari me “Fshati midis ujërave”, poeti me “Heronjtë e Vigut” dhe “Garda krutane”, sikurse edhe atdhetari.