sllovakia

Kryeministri Robert Fico njofton procedurën e mbylljes së SPAK-ut sllovak

Postuar në 07 Dhjetor, 2023 17:44

Qeveria sllovake është përfshirë së fundmi në një betejë që ka provokuar tensione me Brukselin. Sipas “Politico”, kryeministri Robert Fico ka bërë të qartë se ka ndërmend të mbyllë Prokurorinë Speciale që trajton dosjet e korrupsionit.

Ky institucion ka kontribuuar në mënyrë domethënëse në shkeljen e të drejtave të njeriut

citohet Fico.

Çekia dhe Sllovakia bllokojnë dokumentin gjerman të zgjerimit të BE-së

Postuar në 18 Dhjetor, 2020 13:39

Republika Çeke dhe Sllovakia kanë lëshuar së fundmi në deklaratë të përbashkët përmes së cilës kanë shprehur mosaprovimin e tyre me përfundimet e Këshillit të Europës mbi zgjerimin. Dokumenti në fjalë është propozuar nga presidenca gjermane dhe në qëndrimin e palës çeke dhe sllovake vihen në pikëpyetje ato që quhen “elementë të falsifikimit të historisë”.

Shembulli i Sllovakisë/Për një ditë teston gjysmën e popullsisë për Covid-19

Postuar në 02 Nëntor, 2020 14:07

Pothuajse gjysma e të gjithë popullsisë së Sllovakisë u testua për Covid-19 të shtunën, në ditën e parë të një testimi masiv me të cilin qeveria shpreson se do të ndikojë në uljen e kurbës pa pasur nevojë për mbyllje. Skema, e para për një vend me madhësinë e Sllovakisë, po shihet si model nga vendet e tjera që kërkojnë mënyra për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkimin e sistemeve shëndetësore.

Politikë që cenon ekuilibrin psikik të popullit*

Postuar në 06 Prill, 2019 15:34

Javën që shkoi në Sllovaki u zhvilluan zgjedhjet presidenciale. Ato i fitoi aktivistja liberale antikorrupsion Suzana Kaputova e cila u bë presidentja e parë femër në historinë e atij vendi. Slogan i fushatës së saj ishte: “Në këmbë kundër së keqes, ta luftojmë të keqen së bashku” dhe, kur fliste për të keqen, nuk kishte parasysh persona, por veprimet korruptive. Zemërimin ndaj gjendjes së krijuar në Sllovaki ajo e shprehte pa mllef, qetësisht, duke bërë thirrje për transparence, mirësjellje, humanizëm dhe drejtësi në politikë dhe në jetën publike.

Jo imigrantëve myslimanë në Europë

Postuar në 08 Janar, 2016 14:14

Sulmet e imigrantëve në Këln dhe Hamburg kanë nxitur reagime të forta nga disa vende të BE-së. Kryeministri sllovak, Robert Fico ka deklaruar hapur se "Ne nuk duam që edhe në Sllovaki të ndodhë diçka e ngjashme me atë në Gjermani". Më shumë se kaq: vala migratore po vlerësohet si një zhvillim gjeopolitik. “Sllovakia do të ndalojë që në vend të krijohet një komunitet i mbyllur mysliman. Që tani, Sllovakia thuajse nuk pranon refugjatë”, raporton “DW”. Edhe nga Polonia vijnë zëra të njëjtë.

Subscribe to RSS - sllovakia