ohri
Ndërtimet dhe planifikimi i keq rrezikojnë të nxjerrin Ohrin në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik
Ndërtimet e paligjshme, urbanizimi dhe planifikimi i papërshtatshëm janë disa prej problemeve që rrezikojnë statusin e Ohrit. Paralajmërimi vjen nga UNESCO që për një periudhë pesë vjeçare ka evidentuar tri herë problemet në fjalë. Kryesisht përgjegjëse për situatën është Maqedonia e Veriut, por pjesë e panoramës mbetet edhe Shqipëria.
Shqipëria, ndër të tjera, duhet të rishikojë Planin e përgjithshëm të Pogradecit, të parandalojë zhvillimin urban në bregdet, si dhe në zonën e ndjeshme të Drilonit.
Kosova u vetëizolua. Nuk e kuptoj se pse
Kosova është kthyer bë problemin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në takimin e Ohrit ku diskutohet i ashtuquajturi minishengen. Duke folur në konferencën për shtyp Rama përqendroi vëmendjen te kritika ndaj asaj që e quajti vetëpërjashtim të Kosovës.
Gënjeshtrat e ministrit të Jashtëm dhe politika për kantonizimin e Maqedonisë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka qenë dje në Top-Story ku ka folur gjerësisht për krizën maqedonase. Në një dalje të cilës i mungoi takti i duhur, por jo arroganca e një lektori që se kërkon kush, ministri ka dhënë leksione për demokracinë në Maqedoni, ka shantazhuar hapur Shkupin zyrtar kur ka theksuar “nevojën për çkyçje të rrugën euroatlantike të Maqedonisë”, si dhe ka deklaruar thuajse pa teklif, se Platforma Shqiptare duhet të jetë një udhërrëfyes për politikën e këtij vendi në raport me krizat shumëdimensionale të tij.
Një përfitim i jashtëzakonshëm - Shkolla verore për biodiversitetin
Liqenet e mëdha të Ballkanit Perëndimor, Liqeni i Ohrit, i Prespës dhe i Shkodrës, ofrojnë një pasuri të madhe bimësh dhe kafshësh dhe janë për këtë arsye një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë natyrore të Evropës.
Shqetësim për Ohrin, “Galapagosin e Eruopës”
“New Scientist” shkruan së fundmi për rrezikun e madh që i kanoset liqenit të Ohrit, i cilësuar si Galapagosi i Europës. “Liqeni i Ohrit është një Gral i Shenjtë për biologët nga e gjithë bota. Por ai përballet me një krizë të biodiversitetit”, siton faqja në fjalë, Christian Albrecht nga Universiteti i Giessen në Gjermani. Shkencëtari në fjali ka qenë pjesë e një ekipi që ka marrë kampione të sedimenteve në liqenin në fjalë, që janë shfrytëzuar për studiuar se jetëgjatësia e liqenit dhe stabiliteti i tij ka përcaktuar dhe katalizuar evolucionin e specieve endemike që jetojë aty.