ardian Marashi
Edhe Albanologjia në dorë të buxhetit
Qendra e Studimeve Albanologjike me vështirësi do të mbajë këtë fundvit “Ditët e Albanologjisë”. Arseyeja është buxheti i pamjaftueshëm për të organizuar një konferencë tre ditore, e megjithatë sa për të thënë aktiviteti do të mbahet. Drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi thotë për Gazeta Shqiptare se përpjekjet për të mbajtur gjallë kërkimin shkencor janë në kufijtë e mbijetetsës. “Buxheti është krejtësisht i pamjaftueshëm për të realizuar në parametrat e duhur misionin tonë dhe për ta ngritur institucionin në lartësinë e ambicieve tona shkencore.