Edhe Albanologjia në dorë të buxhetit
Qendra e Studimeve Albanologjike me vështirësi do të mbajë këtë fundvit “Ditët e Albanologjisë”. Arseyeja është buxheti i pamjaftueshëm për të organizuar një konferencë tre ditore, e megjithatë sa për të thënë aktiviteti do të mbahet. Drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi thotë për Gazeta Shqiptare se përpjekjet për të mbajtur gjallë kërkimin shkencor janë në kufijtë e mbijetetsës. “Buxheti është krejtësisht i pamjaftueshëm për të realizuar në parametrat e duhur misionin tonë dhe për ta ngritur institucionin në lartësinë e ambicieve tona shkencore. Por kjo nuk nënkupton se kush nuk ka para nuk siguron dot as mbijetesën e vet. Çështja është që ky passion të mund të mbahet ndezur, së paku aq sa të mos shuhet shumë shpejt nga mungesa e perspektivës.”-shprehet Marashi.
Pasojat bien mbi lëmin e albanologjisë. “Do të donim që në Ditët e Albanologjisë të mund të ftonin siç kemi patur fatmirësisht edhe rast, autoritetet e fushave tona nga universitetet dhe qendrat e huaja kërkimore. Këtë nuk e bëjmë dot dhe në programin e veprimtarive të këtij fundviti ne nuk kemi për fat të keq konferenca ndërkombëtare elitare. Pranojmë nga e keqja të mos marrim honorare për të drejtën e autorit dhe për pjesëmarrje në komisione e juri, pranojmë në një farë mënyrë të mos gëzojmë shumë të drejta, të cilat për kolegët tanë janë të vetëkuptueshme”-thekson drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike.
Comments
Kam frike s do t'na japin
Kam frike s do t'na japin edhe albanologjine me koncension. Nuk eshte cudi me keta qe na qeverisin. Do te dali ndonje kushuri a fis i ndonje ministri.
Albanologjia ne dore te
Albanologjia ne dore te gjekmarkaj qe quan nolin fshatar.... Ka marre fund
Add new comment