rinovimi
SHBA i rikthehet Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike me Rusinë
Administrata e re amerikane do t’i rikthehet Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike që parashikon kufizimin e armëve deri në 1 550 koka bërthamore aktive. Sipas raportimeve të ndryshme mediatike, presidenti i ri i SHBA, Joe Biden, synon të riaktivizojë Traktatin duke shtyrë afatet e zbatimit të tij.
Socialistët duhet të rinovohen!
Felipe Gonzales, politikani i "gardës së vjetër" së socialdemokratëve evropianë i lidhur me ndryshimet e mëdha politike politik në Spanjë, pas rënies së diktaturës Franco ka folur rreth situatës ku ndodhet e majta europiane sot dhe nevojës për të ndryshuar qasje në lidhje me sfidat që ka jo vetëm Europa, por politika globale sot. Ish-kryeministri i Spanjës thotë se socialistët duhet të rinovohen.
Prapaskenat e Dukës, De Biasi zbulon arsyen e largimit
Nën drejtimin e tij Shqipëria shënoi arritjen më të madhe të historisë së futbollit, u kualifikua në fazën finale të Europianit. Por vetëm një vit më pas arkitekti i skuadrës ndjen se duhet të largohet përpara se ta largonin të tjerët. Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dalë në një konferencë për shtyp pas përfundimit të grumbullimit për ndeshjet me Luksemburgun dhe Izraelin, ku dhe ka bërë publik vendimin e tij për të mos rinovuar me kombëtaren shqiptare pas përfundimit të kualifikueseve të botërorit.
“Taksë” e fshehur 5-10 lekë/litër për naftën: Qeveria rrit me 170 herë tarifën për licencën e karburanteve
Me një vendim të papritur, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shumëfishojë me 170 herë pagesat për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve (me pakicë), që si çdo tarifë tjetër pritet të reflektohet në shtrenjtimin e çmimit të tregtimit me pakicë të naftës e benzinës, me rreth 5-10 lekë për litër (shiko llogaritjet më poshtë).