mosul

Gjendet në tunelet e Mosulit 16-vjeçarja gjermane

Postuar në 19 Korrik, 2017 12:37

Para rreth një viti, një 16 vjeçare nga Gjermania, filloi të flasë në internet me rekrutues të Shtetit Islamik.  Përqafoi Islamin, filloi të mësojë arabishten, u vesh me burkën muslimane dhe mori me vete Kuranin.  Vajza flokëverdhë me sy me ngjyrë, Linda Ventsel nga qyteti i vogël Poulsnitz, u betua për besnikëri ndaj al-Baghdadi dhe u bë një  prej të rejave europiane të rrjeshtuara në radhët e ISIS.

Süddeutsche Zeitung: Kufijtë e zemrës së Erdogan dhe goditja kundër qemalizmit

Postuar në 25 Nëntor, 2016 11:32

Në versionin e saj online Süddeutsche Zeitung e Mynihut ka botuar një analizë të gjerë të Christiane Schlötzer me titullin karakteristik, "Erdogan dhe kufijtë e zemrës së tij. Bëhet fjalë për kritikat e përsëritura të dy muajve të fundit nga presidenti i Turqisë përvtratatin e Lozanës të vitit 1923, i cili përcaktoi kufijtë e Turqisë moderne.

Tragjedia e një babai në Mosul (Foto)

Postuar në 23 Nëntor, 2016 20:44

Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjen një baba apo një  nënë për humbjen e fëmijës së tyre. Lufta, megjithatë, nuk bën dallime. Bombat vrasin të rinj, të vjetër, gra, burra, foshnja. Kamerat në  në Mosul kanë regjistruar  tragjedinë papërshkrueshme të një babai që ka humbur një fëmijë vetëm 15 muajve nga bombardimet e xhihadistëve. Ironia tragjike? Fëmija kishte humbur jetën vetëm disa çaste para çlirimit të zonës së banuar nga ushtria e Irakut ...

SHBA – Rusi, vetëm shantazh/Biden: “Putin do marrë mesazhin e duhur”. Kremlini urdhëron stërvitje antibërthamore me pjesëmarrje të 40 milionë njerëzve!

Postuar në 18 Tetor, 2016 16:54

Mosuli është duke rënë dhe me te në skenarët e luftës mund të ndodhë gjithçka që afekton Sirinë. Valë migratore që parashikohet deri në 100 mijë njerëz, krijimi i një korridori daljeje për militanët e ISIS, që mund të dynden në Raqqa. Kjo situatë që i jep Perëndimit një fitore në Irak, duke stabilizuar një shtet ku edhe Turqia, formalisht partner me Perëndimin, ka ngritur hapur pretendime territoriale, duke synuar pjesëmarrje në trajtimin eventual të çështjes kurde.

SHBA dhe Iraku nisin ofensivën për marrjen e Mosulit nga ISIS, xhihadistëve u lihet shteg për të kaluar në Siri (Video)

Postuar në 17 Tetor, 2016 09:31

Operacionin e vështirë për marrjen e Mosulit ka shpallur kryeministri i Irakut  Haider al-Abadan, duke synuar likujdimin e ISIS me ndihmën edhe të forcave amerikane. Pentagoni e ka përshëndetur këtë vendim duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë përkrah aleatëve të tyre irakienë. Në operacion do të marrin pjesë edhe militantë kurdë dhe milicia shiite.

Mosul/Diga rrezikon jetën e 1.5 milionë njerëzve

Postuar në 03 Mars, 2016 21:09

Diga e Mosulit, qyteti që është pika e fortë e ISIS, rrezikon jetën 1.5 milionë irakenëve. “NBC NEËS” citon ambasadën amerikane në Baghdad sipas të cilës kolapsi i digës do të sillte pasoja të paprecedenta; 500 000-1.47 milionë irakenë nuk do të mbijetonin dot nga vala e ujit që nëse ndodh do të arrinte në nivelin 15 m në Mosul. Qytete të tjera si Tikriti, Samarra apo Baghdadi do të përfshiheshin nga vala e ujit ndonëse me pasoja më të vogla.

Turqia ndërhyn me trupa dhe tanke afër Mosulit në Irak. Bagdadi zyrtar: Nuk kanë autorizim. Të tërhiqen menjëherë

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 18:44

Irani dhe Rusia janë bashkuar së fundmi në përpjekjen për të zgjidhur çështjen siriane që po çon në një konfrontim mes tyre dhe Turqisë. Të paktën deri më sot, Ankaraja zyrtare duket të jetë kundërshtari direkt në fushën e betejës dhe përveç rrëzimit të avionit rus Su 24 nga forcat turke, dje është shënuar një zhvillim i ri në terren. Një regjiment i blinduar i ushtrisë turke i përbërë nga 20-25 tanke shoqëruar nga 150 ushtarë, kanë hyrë në provincën irakene të Nineveh pa lejen e autoriteteve irakene.

Subscribe to RSS - mosul