SHBA – Rusi, vetëm shantazh/Biden: “Putin do marrë mesazhin e duhur”. Kremlini urdhëron stërvitje antibërthamore me pjesëmarrje të 40 milionë njerëzve!

Postuar në 18 Tetor, 2016 16:54

Mosuli është duke rënë dhe me te në skenarët e luftës mund të ndodhë gjithçka që afekton Sirinë. Valë migratore që parashikohet deri në 100 mijë njerëz, krijimi i një korridori daljeje për militanët e ISIS, që mund të dynden në Raqqa. Kjo situatë që i jep Perëndimit një fitore në Irak, duke stabilizuar një shtet ku edhe Turqia, formalisht partner me Perëndimin, ka ngritur hapur pretendime territoriale, duke synuar pjesëmarrje në trajtimin eventual të çështjes kurde. Deklaratat e Erdogan për Selanikun dhe Thrakën, apo edhe rishikimin e Traktatit të Lozanës vijnë në vështrim edhe të kësaj gjeopolitike ku Turqia po angazhohet.

Por skenari i korridorit sirian për militantët e ISIS ka nxitur Kremlinin që të kujtojë se “do të marrë vendime politike dhe ushtarake në një situatë të tillë”.

Besoj që koalicioni i udhëhequr nga SHBA do ta ketë parasysh këtë gjë”, tha sot ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Klima e tensionit mes dy fuqive kryesore ushtarake në botë i ka lënë pra vendin shantazhit të hapur. Pak ditë më parë nga Rusia erdhi lajmi se në Kaliningrad ishin zhvendosur njësi të raketave bërthamore, ndërkohë që është zhvilluar një stërvitje e madhe civile, treditore, ku janë përfshirë simulime të sulmit bërthamor, masa mbrojtëse, reagimi i njësive përkatëse. Mediat raportojnë se në të janë përfshirë 40 milionë njerëz, pasi objektivi i saj ishte përballja e emergjencave civile një shkallë të gjerë(http://www.thedailybeast.com/articles/2016/10/17/russia-is-building-fall...). Askush nuk jep një skenar apo arsye pse kjo stërvitje që kujton klimën e Luftës së Ftohtë, por aspekti psikologjik i saj nuk mund të mohohet, sa kohë që varianti i përballjes bërthamore nuk po duket më tabu.

Video e stërvitjes:

SHBA-të janë në lëvizje dhe po vënë në veprim skenarë “radikalë”. Dje u raportua se në Britaninë e Madhe u bllokuan llogaritë bankare të “Russia Today”, një akt që u lidh me akuzat e amerikanëve se nga Rusia po kryhen hakerime që ndikojnë fushatën për zgjedhjet presidenciale. Kulmi i kësaj shfaqjeje muskujsh ishte një intervistë e zv.presidentit amerikan Joe Biden, dhënë për “MSNBC”, ku ai ka deklaruar se SHBA do të ndërmarrë një sulm “proporcional kibernetik ndaj Rusisë”.

Do ta zgjedhim ne kohën dhe momentin për të dhënë efektin më të madh”, tha Biden.

Sipas presidentit rus Putin, kjo deklaratë provon se SHBA kryejnë sulme kibernetike, përveç përgjimit dhe survejimit të plotë. I pyetur nëse SHBA i ka dërguar një mesazh të qartë Putin për këtë që po ndodh, zv.presidenti amerikan pohoi se “po”. Për të shtuar se “shpresoj që publiku të mos e marrë vesh përmbajtjen e tij”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.