Projektbuxheti

Mazhoranca nuk është e bindur as vetë për projektbuxhetin 2020(video)

Postuar në 13 Nëntor, 2019 16:32

Prezantimi i projektbuxhetit 2020 është shoqëruar me debate dhe kritika që kësaj radhe kanë ardhur nga brenda shumicës qeverisëse. Ish-ministri Arben Ahmetaj ka kritikuar thuajse çdo gjë, që nga parashikimi i rritjes ekonomike në 4.1% kur FMN-ja sugjeron 2.9%, tek investimet publike apo detyrimet e papaguara.

Akuza: Me buxhetin 2018 po pastrohen paratë e kanabisit. Të ndërhyjë FBI dhe DEA

Postuar në 13 Nëntor, 2017 15:49

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se po kryen pastrim masiv të parave të drogës përmes buxhetit 2018. Në një dalje për mediat, Basha ka deklaruar se biznesi i ndërtimit është skemë tradicionale për pastrimin e parave dhe kjo po ndodh në Shqipëri.

LSI: Jo rritje akcizës së birrës vendase, ristrukturim investimesh në arsim dhe shëndetësi, si dhe shpërndarje fondesh mes M. së Transporteve dhe FShZh

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 15:42

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë disa vërejetje dhe sugjerime në emër të partisë së tij, për projektbuxhetin e vitit 2016.

A ka një monopol të padeklaruar në tregun e sigurimeve të automjeteve?(video)

Postuar në 25 Nëntor, 2015 18:51

Një temë shumë e prekshme për xhepat e qytetarëve është edhe siguracioni i makinave. Ditët e fundit ka krijuar një farë shqetësimi propozimi i qeverisë që në projektbuxhetin e vitit 2016 që të rrisë nga 3% në 10% primin e siguracionit për automjetet. Interepretimi i parë është: do të rritet çmimi i siguracioneve. Mirëpo, nëse këtu mund të kapet një moment delikat, pasi qeverisë i duhet të kujdeset që kompanitë të mos luajnë me idenë e rritjes së primit dhe të rrisin çmimet, e vërteta është se vëmendja do kthyer edhe nga kompanitë.

Pse merrni kaq shumë borxh në emër të shqiptarëve? Pyetje nga Blushi për lluksokracinë

Postuar në 23 Nëntor, 2015 13:08

Pse merrni në emër të shqiptarëve kaq shumë borxh? Me këtë pyetje deputeti Ben Blushi i është drejtuar ministrit të Financave, Shkëlqim Cani gjatë diskutimeve për për projektbuxhetin në Komisionin e Jahtëm. "Keni marrë më shumë se cdo vend në rajon. Nuk ka qeveri në botë që nuk di se sa borxh ka. Të duhet cerek ore të pyesësh, të flasësh në telefon të dish sa borxh keni marrë"-ka shtuar më tej Blushi duke i kujtuar Canit se se kur ishin ne opozitë, shumica e sotme, pati deklaruar se nuk duhet të merrej borxh më shumë se 60% e prodhimit te brendshëm bruto. "Rritja e borxhit është alarmante.

Projektbuxheti 2016, kryeministria rrit me 343% shpenzimet për veten

Postuar në 17 Nëntor, 2015 12:15

Projektbuxheti 2016, që ka marrë edhe miratimin e qeverisë, i ka qëndruar një politike të shtrënguar shpenzimesh, duke ulur ndjeshëm fondet për infrastrukturën dhe arsimin, ndërsa aparati qeveritar nuk ka ndjekur të njëjtën trajektore, duke i rritur shpenzimet me 343%.

Subscribe to RSS - Projektbuxheti