flamuri grek
Nxiten tensione etnike më jug, hiqet flamuri grek në Dropull
Një ditë më parë në Dropull është hequr flamuri grek që qëndronte në hyrje të tij. Akti është marrë përsipër nga një organizate që quhet "Lëvizja për Shqipërinë e Bashkuar", të cilët në faqen e tyre në internet pranojnë se kanë kryer këtë veprim si reagim ndaj qëndrimeve të Greqisë për çështjen çame. Në shkrimin me titull "LSHB largon flamurin e shtetit armik grek në Dropull, që cënonte sovranitetin" thuhet se "Dje rreth orës 17:00, djemtë e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar kanë larguar flamurin grek në Dropull.
Djegia e flamurit grek në Sarandë, asnjë prej forcave politike nuk e dënon si akt
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, me të cilin ka diskutuar incidentin e djegies së flamurit grek në në selinë e Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek Omonoia në Sarandë. “Akte të tilla urrejtjeje, nuk përfaqësojnë kurrsesi ndjenjat e miqësisë dhe respektit të popullit shqiptar si ndaj Minoritetit Etnik Grek ashtu edhe ndaj popullit Grek.