Nxiten tensione etnike më jug, hiqet flamuri grek në Dropull
Një ditë më parë në Dropull është hequr flamuri grek që qëndronte në hyrje të tij. Akti është marrë përsipër nga një organizate që quhet "Lëvizja për Shqipërinë e Bashkuar", të cilët në faqen e tyre në internet pranojnë se kanë kryer këtë veprim si reagim ndaj qëndrimeve të Greqisë për çështjen çame. Në shkrimin me titull "LSHB largon flamurin e shtetit armik grek në Dropull, që cënonte sovranitetin" thuhet se "Dje rreth orës 17:00, djemtë e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar kanë larguar flamurin grek në Dropull. LSHB denon ashpër provokimet greke, të cilët guxojnë të shprehin hapur pretendimet e tyre shoviniste ndaj trojeve shqiptare dhe që cënojnë sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë”. https://shqiperiaebashkuar.al/2017/01/lshb-largon-flamurin-e-shtetit-arm... tyre "është e papranueshme që flamuri grek të valoj në brendësi të territorit të Republikës së Shqipërisë". Që ekzistojnë mendësi të tilla si nga njëri krah edhe nga tjetri kjo nuk përbën ndonjë çudi, por ajo që habit është
reagimi i strukturave shtetërore, për akte dhe thirrje që nxisin urrejtje dhe dhunë etnike. Policia e Gjirokastrës e kontaktuar nga Respublica tha se ishte në dijeni të ngjarjes, por nuk mund të bënte asnjë veprim pasi për ngjarjen nuk ka asnjë denoncim apo kallëzim penal.
Në versionin më të padëmshëm, kjo është mungesë serioziteti dhe profesionalizmi nga policia, ndërsa në rastin më të keq mosreagim i qëllimshëm dhe për pasojë bashkëautorësi në ngjarje të tilla me sfond terrorist. Të tilla incidente nëse ndodhin në kurriz të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi interpretohen si akte me prapavijë shoviniste, por kur bëhet fjalë për axhenda të ngjashme në Shqipëri, institucionet ngurojnë të reagojnë me të njëjtin standard.
Add new comment