imazhe

Syzet e duhura për të verbërit. Kthejnë imazhet në tinguj

Postuar në 10 Nëntor, 2015 03:18

Disa kërkues në Institutin e Teknologjisë në Pasadena të Kalifornisë kanë realizuar një zgjidhje  optimale për njerëzit e verbër. Kjo zgjidhje konsiston në një palë syze inteligjente që  kthen imazhet në tinguj  të cilat përdoruesit mund t’i kuptojnë intuitivisht pa ndihmën e dikujt tjetër. Pajisja në fjalë, e quajtur  “vOICe” (OIC  për “Oh! I See(shikoj)”), konsiston në një palë syze të errëta, me një kamera bashkëngjitur, lidhur me një kompjuter. Algoritmi i përpunuar është i njëjtë me atë të zhvilluar në vitin 1992 nga inxhinieri hollandez Peter Meijer.

Strukutrat misterioze në Kazakistan. NASA publikon fotot me synim nxitjen e studimeve

Postuar në 01 Nëntor, 2015 16:10

NASA ka publikuar së fundmi disa foto satelitore nga një rajon në Kazakistan. Në foto, të marra nga 430 milje lartësi, shihet ajo që në sipërfaqe nuk mund të dallohet: struktura prej guri që paraqesin modele gjeometrike. Katrorë, svastika, kryqe etj., duken qartë në tokë dhe gjëja e parë që të shkon në mendje është se në Kazakistan ndodhet një rast analog me atë në Peru.  Në vitin 2007 imazhet u publikuan të marra nga Google Earth dhe spekullimet nuk pushuan. Shumëkush dyshoi për një mashtrim, por imazhet duken qartë.

Subscribe to RSS - imazhe