Sinai
Sinai i braktisur (FOTO)
Hotele dhe zona turistike të braktisura në gadishullin Sinai, në Egjipt.
Fotografi Itamar Dotan Katz ka fiksuar në foto peizazhin në mungesë të vizitorëve.
Fotot e realizuara në bardhezi duket sikur e shkëpusin shikuesin nga përvoja e njohur e bregdetit dhe shkretëtirës.
Gadishulli Sinai, ndër destinacionet më të famshme turistike në Egjipt, shtrihet në një sipërfaqe prej 64 000 km katrore. Sinai është një destinacion i përsosur për të shijuar diellin, detin dhe aventurat.
Masakra e Sinait, sulm kundër sufijve
Shpërthimi i të premtes në një xhami në Egjiptin lindor, ku mbetën të vrarë të paktën 235 persona dhe u plagosën më shumë se 130 të tjerë është një nga sulmet më të përgjakshme në historinë moderne të Egjiptit. Ndonëse asnjë organizatë nuk ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm, ushtria egjiptiane ndërmori sulmet e para kundër autorëve të dyshuar të kësaj masakre.
Një grup islamik merr përgjegjësinë e rrëzimit të avionit rus(video)
Rrëzimi i avionit rus Airbus 321 në gadishullin e Sianit është marrë përsipër nga një grup islamik që operon në Egjipt. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ata e quajnë veten ushtarë të kalifatit, duke nënkuptuar se grupi është i afërt me Shtetin Islamik. 224 njerëz humbën jetën sot nga rrëzimi i avionit që fluturonte nga Sharm el-Sheikh drejt Saint Petersburg. Mes trupave janë edhe 17 fëmijë.
Tragjedia, avioni rus me 224 persona në bord rrëzohet në Sinai, gjenden 100 trupa
Një avion rus me 224 persona në bord, i cili rezultonte i humbur mbi hapësirën ajrore të Egjiptit, u rrëzua në Sinai, konfirmoi sot Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil. “Avioni po shkonte drejt Shën Petërburgut”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass, që shtoi se të gjitha pasagjerët ishin pushues rusë. Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil tha se: “Copa nga avioni janë gjatur pranë aeroportit al-Arish, në gadishullin e Sinait”.