Sinai i braktisur (FOTO)
Hotele dhe zona turistike të braktisura në gadishullin Sinai, në Egjipt.
Fotografi Itamar Dotan Katz ka fiksuar në foto peizazhin në mungesë të vizitorëve.
Fotot e realizuara në bardhezi duket sikur e shkëpusin shikuesin nga përvoja e njohur e bregdetit dhe shkretëtirës.
Gadishulli Sinai, ndër destinacionet më të famshme turistike në Egjipt, shtrihet në një sipërfaqe prej 64 000 km katrore. Sinai është një destinacion i përsosur për të shijuar diellin, detin dhe aventurat.
I përballur me një rënie të madhe vitet e fundit për shkak të trazirave në të cilat u përfshi vendi, turizmi në Egjipt u godit edhe nga panedmia. Qeveria egjiptiane po përpiqet ta gjallërojë sërish turizmin, për t’i rikthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.
Add new comment