shpërbërja
Jo shpërbërjes së Rusisë edhe për të mirën e Perëndimit!
Mikhail Khodorkovsky, ish-oligarku rus i “Yukos”, mandej i burgosur dhe shpallur në Perëndim si një lloj disidenti, ka publikuar sot një shkrim në “Politico” ku elaboron disa pikëpamje mbi të ardhmen e Rusisë pas luftës në Ukrainë.
Luftë hibride rendit ndërkombëtar
Janusz Bugajski, një analist me kredenciale ndërkombëtare, shkruan në gazetën “Dita” një analizë – prognozë mbi rrjedhojët e shpërbërjes së Federatës Ruse. Është një parashikim, një dëshirë, që padyshim ka vlerë të analizohet në një rrafsh me prirjet centrifugale të pas Luftës së Ftohtë siç janë edhe ato për pavarësinë e Kalifornisë p.sh.
Fakti "analitik" i shpërbërjes së Federatës Ruse
Rusia po shpërbëhet dhe kjo ka të mirat e veta. Këtë sugjeron Janusz Bugajski, një analist në Jamestown Foundation sipas të cilit me disintegrimin e këtij shteti mbyllet një tjetër fazë e imperializmit. Për Bugajskin, i cili ka shkruar një libër mbi këtë temë, Perëndimi po shfaqet i paqartë për këtë që po ndodh dhe madje retrograd, përderisa mendon për kuadrin e përdorur në Luftën e Ftohtë.
Të jemi gati për shpërbërjen e Federatës Ruse
Një gjeneral në pension i ushtrisë amerikane, Ben Hodges, që ka shërbyer në pozicione komanduese në luftën e Afganistanit dhe Irakut, ka bërë thirrje përmes profilit të vet në tuiter që Perëndimi të përgatitet për fundin e Federatës Ruse në formën që ajo është sot.
Epikriza e zgjedhjeve/Në rast humbjeje, PD-në e shpëton nga shpërbërja bashkëqeverisja
Kjo pranverë po evidenton disa “paradokse” politike që në të vërtetë provojnë një dyshim të vazhdueshëm për farsën që dëshmojmë përditë. Zgjedhjet e 25 prillit po cilësohen si vendimtare, e megjithatë ne nuk po shohim fushatë elektorale që ta përligjë këtë karakterizim. Opozita zyrtare operon me dy regjistra, ndonëse ka një marrëveshje bashkëpunimi politik. Ajo bërtet, pret dhe mallkon, por nuk denoncon.
Lajçak: Në Ballkan, dy shtete pranë shpërbërjes, tre të tjerë në krizë të thellë
Miroslav Lajçak, ministër i Jashtëm i Sllovakisë dhe i njohur për opinionin shqiptar si negociator për krizën e vitit 2011 në Shqipëri, ka deklaruar se Ballkani ndodhet në prag të ngjarjeve dramatike. Sipas tij, Bashkimi Europian ka dështuar në këtë rajon duke lejuar të krijohen situata të ndryshimit të kufijve.
BE po bëhet vazhdimisht e më pak bashkëbisedues serioz kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne nga Ballkani Perëndimor kemi dështuar në fjalë e vepra dhe sot po i shohim pasojat – kemi dy shtete pranë shpërbërjes dhe tri që janë në krizë të thellë politike
Më 25 mars zyrtarizohet një tjetër BE - Europa e shumë shpejtësive
Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja kanë rënë dakord se shpëtimi i BE-së nga “shpërthimi” siç e quan presidenti francez, Hollande, është vetëm kalimi drejt një Europe me shumë shpejtësi. Gjatë një takimi në Versaille të Francës, drejtuesit e këtyre shteteve kanë dakordësuar ndryshimin e modelit ekzistues të integrimit, që do të shërbente si për të relaksuar tensionet e brendshme, ashtu edhe për të dhënë një përgjigje nga daljes së Britanisë së Madhe nga blloku I 27 vendeve.
Federica Mogherini: Çështja e migrantëve rrezikon shpërbërjen e Evropës
“Bashkimi Evropian rrezikon të shpërbëhet nëse nuk përgjigjet njëzëri, së bashku me istrumentat e unionit për menaxhimin e krizës migratore”, paralajmëroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini. Në një intervistë të publikuar sot në gazetën italiane “Il Sole 24 Ore” ajo tha se: “Nëse evropianët vijojnë të kënaqur të japin përgjigje në rang kombëtar përballë një fenomeni evropian, kriza sa do të vijë e do të thellohet më tepër me reagimet e njëpasnjëshme të opinionit publik dhe të qeverive kombëtare, nesë nuk zhvillohen instrumente në lartësinë e duhur dhe me të njëjtin nivel”.