Fakti "analitik" i shpërbërjes së Federatës Ruse

Postuar në 12 Janar, 2023 12:36

Rusia po shpërbëhet dhe kjo ka të mirat e veta. Këtë sugjeron Janusz Bugajski, një analist në Jamestown Foundation sipas të cilit me disintegrimin e këtij shteti mbyllet një tjetër fazë e imperializmit. Për Bugajskin, i cili ka shkruar një libër mbi këtë temë, Perëndimi po shfaqet i paqartë për këtë që po ndodh dhe madje retrograd, përderisa mendon për kuadrin e përdorur në Luftën e Ftohtë.

Rusia është një shtet i dështuar. Ka qenë e paaftë të shndërrojë veten në një shtet-komb, një shtet qytetar dhe madje në një shtet të stabilizuar imperial. Është një federatë vetëm në emër, teksa qeveria qendrore ndjek një politikë të homogjenzimit etnik dhe gjuhësor dhe u mohon çdo pushtet 83 republikave dhe rajoneve të vendit…Shpërbërja e Federatës Ruse do të jetë faza e tretë e kolapsit imperial pas Bllokut Sovjetik dhe dizintegrimit të Bashkimit Sovjetik…Perëndimi bëri një gabim të rëndë kur presupozoi se me kolapsin e komunizmit sovjetik i erdhi fundi imperializimit rus

shkruan ndër të tjera autoriqë vijon më hamendësimet për demokratizimin e hapësirës së re që do të krijohet.

Teza e shpërbërjes së Federatës Ruse qarkullon shpesh së fundmi nën një kontekst dështimes në teatrin e luftimeve në Ukrainë edhe pse ka shumë aktorë në Perëndim që nuk do të donin të përballeshin me një boshatisje të tillë gjeopolitike. Ndër entitetet më të interesuara për këtë evetualitet janë shtetet e Europës Qendrore dhe Lindore si dhe Republikat Balltike që e kanë parë Rusinë përherë si kërcënim ekzistencial dhe identitar.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mund te na shqiperoni shqip kete sugjerimin e Janusz Bugajski-t "Perëndimi po shfaqet i paqartë për këtë që po ndodh dhe madje retrograd, përderisa mendon për kuadrin e përdorur në Luftën e Ftohtë". Dhe mundesisht edhe ndonje sqarim per imperializimin jo rus.

Submitted by Aqif (not verified) on

Kjo eshte nje enderr qe Janush pollaku e sheh me sy hapur, njesoj sikur ajo akullorja qe Pandeli muxhahedini donte t'a lepinte ne Teheran me plaken Ragave, apo endurance e J Bolton per shkaterrimin e Iranit brenda 2019.
Regjimi i sotem i Washingtonit dhe i BEse ushqehet me trillime e fiksime, sikur dikur regjimi komunist.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.