Jo shpërbërjes së Rusisë edhe për të mirën e Perëndimit!

Postuar në 17 Shkurt, 2023 15:57

Mikhail Khodorkovsky, ish-oligarku rus i “Yukos”, mandej i burgosur dhe shpallur në Perëndim si një lloj disidenti, ka publikuar sot një shkrim në “Politico” ku elaboron disa pikëpamje mbi të ardhmen e Rusisë pas luftës në Ukrainë.

Rusia pas Luftës: E Bashkuar por e ndashme, titulli i opinionit me natyrë provokative që konsideron tezat e qarkulluara së fundmi në mjedise politike të caktuara të Perëndimit mbi një vizion gjeopolitik që e sheh Rusinë të shpërbërë. Megjithëse një kundërshtar i Kremlinit, Khodorkovsky bën apel për kujdes për atë që ngrihet pas tezave të tilla, që kanë patur shprehjen e tyre me arrogante dhe brutale, në kufijtë e një naiviteti të vullnetshëm tek një opinion i Janusz Bugajskit. Sipas autorit, qëndrimi mbi këtë eventualitet ka rëndësi të trajtohet nën prizmin e një instrumenti që do të ndihmonte për të vendosur objektivat dhe plan veprimi politik për të ardhmen. Teksa pranon se në një koniunkturë të caktuar që do të përkonte “me fundin e paevitueshëm të regjimit aktual në Rusi”, ndikimi i Perëndimit do të ishte shumë i madh, Khodrokovsky thekson ndër të tjera se:

Një vendim që do të duhet të merrte Perëndimi për veten do të ishte nëse do të mbështeste forcat që mbrojnë ruajtjen e Rusisë në kufijtë e tanishëm ndërkombëtarë – apo përgjithësisht brenda këtyre kufijve me rregullime për territore që do të zgjidhnin rrugën e tyre historike, fillimisht për Kaukazin e Veriut – apo nëse do të mbështesin ata që mbrojnë krijimin e disa shteteve të pavarura mbi territorin rus.

Sot skenari I dytë nuk ka pak mbështetës, jo vetëm në Ukrainë por edhe në shumë vende që kufizohen direkt me Rusinë dhe që ndjejnë se janë vitkimat e agresionit të radhës – ai skenar ka mbëshetës madje edhe mese opozitës demokratike ruse. Përgjigja ndaj shumë çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me të ardhmen e Rusisë, varen mbi këtë zgjedhje themelore dhe ka shumë, të cilëve u duket se bota do të ishte më e sigurtë dhe më e mirë nëse Rusia do të kishte fatin e Bashkimit Sovjetik.

Unë e kundërshtoj kategorikisht këtë opinion

Ka arsye strategjike që i interesojnë jo vetëm Perëndimit si të tillë, por edhe grupimi të popullsive të bardha, indoeuropiane nëse do të duam ta shtrojmë kështu, që Rusia të shihet në një horizont tjetër gjeopolitik, përtej dhe përmbi ndasisë klasike Lindje-Perëndim.

Me shpërbërjen e Rusisë, lindja e vendit do të dënohet praktikisht për t’u bërë një satelit i Kinës, me lëndët e para të saj dhe derivatet ushtarake, duke shkatërruar në mënyrë permanente balancë në Azinë Qendrore. Asnjë përpjekje e Perëndimit nuk do të jetë në gjendje të parandalojë një kthesë të tillë dhe Kina do të nisë të përparojë në drejtim të Europës, deri në Urale si minimum

shkruan më tej ai.

Çfarë do të thotë kjo për ata që besojnë bugajskët e kohës sonë? Do të thotë që ekuacioni strategjik që nisi me epokën moderne, më 1492 dhe aty rrotull, të ndryshojë në mënyrë radikale jo vetëm si element i relacioneve ndërkombëtare, por edhe si aspekt i rregullimit të kodeve të brendshme të shoqërisë që i bindet përherë një hierarkie.

Ndonëse i goditur nga Putin dhe Kremlini, të portretizuar gjatë në Perëndim si autarkia e fundit bizantine, me një repression cinik dhe të ftohtë përkundrejt kundërshtarëve të presupozuar si demokratë, Khodorkovsky megjithatë thekson se Kina e sotme do të jetë një zhgënjim shumë i madh në aspektin e befasisë totalitare që do të ofrojë në përshfaqjen, më në fund, të natyrës së regjimit të vet.

Ruajtja e Rusisë është kështu një imperativ për mbijetesën e vetë Perëndimit, që ka tashmë që nga koha e kolonializmit që i predikon botës mbarë edukatë dhe moral, qytetërim dhe rend demokratik për të ardhur megjithatë në këtë fillim të shekullit të 21-të në një sjellje karakteriale të shekullit të 19-të, konfliktesh rajonale, rivaliteti dhe subversioni, që po e largojnë nga perspektiva e të parit të botës që po afron kaq shpejt.

Sigurisht që oligarku sugjeron reforma të thella dhe reformat janë patjetër një nevojë për shoqëri që janë në fazë tranzicioni, por është e rëndësishme që objektivi i dikujt që shfaqet si dikush që mund të hyjë nesër në skakierë të jetë i qartë për nga strategjia: Një Rusi e vetme që herët apo vonë do kuptojë dhe do bëjë të kuptojnë, se nga Mesdheu në Atlantik, të paktën Hemisfera Veriore rrezaton dhe riprodhohet shpirtërisht në të njëjta kode dhe proverba të njëjta nga historia.  

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.