ambulancat
Motori i ndihmës së shpejtë zëvendëson ambulancën
Në Turqi, ndihma e parë në raste aksidentesh do të jepet nga personel mjekësor që mbërrin në vendngjarje me motor. Motoçikletat kanë zënë vendin e autoambulancave, veçanërisht në zonat ku bllokimi i trafikut është i shpeshtë.
Rreth 60 të tilla u vunë në shërbim të qytetarëve në të gjithë vendin, duke asistuar rreth 500 të tillë.
Motoambulancat kanë një ndihmës mjekësor dhe një teknik të urgjencës mjekësore, të cilët i japin pacientit ndihmën e parë. Motoçikletat-ambulancë kanë pothuajse të gjitha pajisjet e disponueshme.
Edhe ambulancat e spitaleve te Konçesionari i Jaguarëve për 1 miliardë lekë
Partia Demokratike dononcoi një tjetër aferë korruptive sipas saj që ka të bëjë me tenderin e ambulancave të spitaleve. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja Eleina Qirici tha se edhe ambulancat “blihen tek Papuli”, aty ku janë porositur edhe xhaguarët e personaliteteve qeveritare.
“Para se të marrte Jaguarët me xhama të zinj, makinat e sheikëve, tek dyqani i Papulit, afera 2 milionë euroshe, Edi Rama i ka dhënë atij edhe 1 miliardë e 247 milionë lekë për blerje ambulancash.