krerët
Krerët e së majtës takim 90 minuta në Vilën 30, Meta vazhdon t'i kërkojë Ramës ndryshime në qeveri
Dy aleatët kryesorë t ë së majtës, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë takuar sot në rezidencë qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit, që njihet ndryshe dhe si Vila 30. “News 24” bën të ditur se në takim janë të pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi si dhe kreu i komisionit të Ligjeve, njëherësh kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafa. Raportohet se takimi mes tyre ka pak minuta që ka nisur rreth orës 10:15 të mënjgesit, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur tema e takimit.