kosovare kthimi
Vendos Merkel, 100 mijë shqiptarë dhe kosovarë do kthehen nga Gjermania me avionë ushtarakë
Gjermania do të përdorë avionët ushtarakë për deportimin e shpejtë të emigrantëve shqiptarë që u është refuzuar kërkesa për azil. Gazeta “Bild” raporton se qeveria do të përdorë avionët Transall dhe pilotët e Forcave Ushtarake Gjermane.
Numri I azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Kosova që ndodhen në Gjermani llogaritet në 100 mijë persona. Por pasi ato u konsideruan si “vende të sigurta origjine”, Berlini vendosi t'i riatdhesojë shtetasit e dy vendeve, që kanë kërkuar azil në Gjermani.