vrasjet
Për situatën kriminale në Shqipëri duhet dënimi me vdekje
Ngjarja dramatike në Shkodër me katër të vrarë, nga të cilët dy ishin kalimtar të rastit, pak a shumë, ruan të njëjtin raport, ndërmjet atyre që ishin objektiv dhe kalimtarëve të rastit, të serisë së ngjarjeve kriminale të mëparshme. Sa kalimtar, roje, banakier, kamerier, madje dhe fëmijë, po u shtohen statistikave që, të paktën mediat, nuk po i lënë në harresë.
Vrasjet e civilëve në Afganistan, gjeneralët britanikë fshehën provat
Një nga gjeneralët më të lartë në Britaninë e Madhe dyshohet se fshehu provat se si ushtarët e Shërbimit Ajror Special (SAS) ekzekutonin të arrestuarit në Afganistan. Gjenerali Gwyn Jenkins, i cili është aktualisht oficeri i dytë më i lartë në forcat e armatosura britanike, thuhet se ka marrë raporte të detajuara me shkrim të bisedave midis ushtarëve që përshkruanin vrasjet pa gjyq të afganëve në vitin 2011, pretendon BBC, duke cituar një investigim të programit të saj, Panorama.
Dhe me dy vrasjet në Vlorë ju uroj një ditë të qetë e të bukur!!!
Është në rendin e gjërave që një njeri që drejton të prezantojë përherë më të mirën, të flasë me optimizëm për kohën dhe të ardhmen. Por duhet të ketë një kufi. P.sh kryeministri e nis e vazhdon ditën dixhitale me togfjalësha të tipit : Dhe me spitalin e ri…shkollën e re, apo zyrat e reja të DPSHTRR. Padyshim që puna duhet propaganduar, por ka një masë përgjegjësie edhe për të keqen. Që nuk është e vogël në këtë vend. Vrasjet nuk po i lënë frymë qetësisë publike, jo pse vrasje nuk ka gjetiu, por për lehtësinë me të cilën merret jeta këtu.
4 korriku përgjaket në Çikago
Festa amerikane e Pavarësisë është përgjakur kësaj radhe nga një episod i rëndë i ndodhur në një zonë periferike të pasur të Çikagos, Highland Park. Gjashtë të vdekur dhe 24 të plagosur, ky është bilanci i ngjarjes që dyshohet se është shkaktuar nga një person i moshës 18-20 vjeç.
Personi ka kryer qitje nga një çati vetëm pak ditë nga ngjarja e 24 majit në Texas ku mbetën të vrarë 19 nxënës dhe dy mësues.
“Reuters” raporton për një video celulari prej nga ku dëgjohen 30 të shtëna, pauzë, mandej 30 të shtëna të tjera.
Në gjurmët e misioneve pas të cilave fshihet shërbimi sekret i ushtrisë ruse
Rusia mund të ketë pasur gisht në vdekjen e rreth katërmbëdhjetë personave në Britaninë e Madhe. Një artikull i “New York Times” nga Sebastien Roblin* analizon ato që i quan aktivitetet vrasëse të Njësisë 29155, një njësi në agjensinë e inteligjencës ushtarake të huaj GRU të Rusisë, që ra në sy të inteligjencës perëndimore për shkak planit të dështuar në Bullgari në 2015-n.
Janë ngritur të gjitha çmimet. Vetëm çmimi i vrasjeve ka rënë
Frrok Çupi ka publikuar një opinion në gazetën AFP që e titullon, apo ja kanë titulluar: Plani për grusht-shteti i opozitës dhe ‘2000 të marrët’ që ka bërë gati! Gazetari në fjalë ka disa kohë që e a bërë të vetën tezën se opoizta e sotme është manipuluar, shitur apo bën pa dashje lojën e Rusisë, kurse qeveria, ashtu babaxhanërisht, është bërë meit për Perëndimin. Kjo e thjeshtuar.
Luftë me krimin duke mallkuar?
Një vrasje në mes të qytetit, kjo tashmë është normale në Shqipëri. Ekzekutime ditën dhe natën, biznesmenësh e të tjerë, kronika duket se nuk mbaron. Sot në Shkodër u raportua se një biznesmen u ekzekutua me plumb në kokë, ndërkohë që një person që e shoqëronte mbeti i plagosur.
Kreu i Antimafias italiane: Konfliktet mafioze në Pulia, për drogën e Shqipërisë
Autoritetet italiane po kthejnë vëmendjen nga kriminaliteti në Pulia. Ai i organizuar që po merr përmasa të mëdha. Lajmi i vrasjes së katër personave në Foggia, në San Marco, ka zënë vend kryesor në të gjitha mediat kryesore. Arsye për këtë është mënyra e ekzekutimit: një njësi vrasësish e përbërë nga katër ose pesë persona në ndjekje të një makine ku ndodhet objektivi kryesor: Mario Luciano Romito, 50 vjeç, i konsideruar si bosi i klanit të Manfredonias, në Gargano. Për vrasjen janë përdorur dy armë: Ak 47 dhe një armë gjahu, kalibri 12.
"Ka ardhur koha që Assad të vritet. Më pas do merremi edhe me ustallarët në Teheran"
Bashar al Assad duket se ka fituar edhe në luftën e nervave. I qetë në kontrollin e vendit pavarësisht asaj që po ndodh, i qetë dhe i ftohtë në lëvizjet ushtarake, në likujdime, në asgjësime, Assad ngjan se është aty për të mos ikur. Armiku më i madh i tij sot, Izraeli, thuhet se ka investuar shumë për nxjerrjen e tij dhe dinastisë që përfaqëson nga skena politike, por nuk ja ka dalë. Sot ministri i Ndërtimit të Izraelit, Yoav Galant(Kulanu) ka deklaruar se “ka ardhur koha që Assad të vritet”.
Lirohet Ilir Karçini?
Ilir Karçini, biznesmeni i gazit, i arrestuar si porositës i vrasjes së komkurentit të tij, Piro Bare, është liruar dje nga burgu me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Lajmin e raporton gazeta “Shekulli” sipas së cilës seanca është zhvilluar në fshehtësi të plotë. “Vendimi për lirimin e Ilir Karçinit do të hyjë në fuqi, pasi të marrë vendimin e formës së prerë nga Apeli. Arrestimi i biznesmenit të gazit u bë pas marrjes së dëshmisë nga kreu i “Bandës së tritolit”, Juljan Sinanaj, i cili ka zbardhur një sërë vrasjesh me pagesë që vetë ai ka bërë.