trupa

Rama në samitin e NATO-s: Shqipëria do dyfishojë trupat në Afganistan

Postuar në 09 Korrik, 2016 12:21

Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshavë, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afganistan. Shqipëria, tha Kryeministri, është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm.

Vendim i NATO-s: Forcë luftuese e Aleancës në Poloni dhe vendet e Balltikut për të parandaluar një sulm eventual rus

Postuar në 08 Korrik, 2016 23:36

Në ditën e parë të samitit të Varshavës, shtetet anëtare të NATO-s vendosën instalimin e një force shumëkombëshe të aleancës në Poloni dhe vendet e Balltikut, për të parandaluar çdo sulm të mundshëm të Rusisë.
Paralelisht me këtë vendim NATO ngarkoi misionet e saj diplomatike t'i shpjegojnë Moskës arsyet e këtij vendimi. "Forcat që do të zhvendosen do të jenë të konsiderueshme dhe shumëkombëshe. Në këtë mënyrë e bëjmë të qartë se çdo sulm ndaj një vendi anëtar do të konsiderohet sulm ndaj aleancës"-deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë konferencës për shtyp.

Turqia ndërhyn me trupa dhe tanke afër Mosulit në Irak. Bagdadi zyrtar: Nuk kanë autorizim. Të tërhiqen menjëherë

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 18:44

Irani dhe Rusia janë bashkuar së fundmi në përpjekjen për të zgjidhur çështjen siriane që po çon në një konfrontim mes tyre dhe Turqisë. Të paktën deri më sot, Ankaraja zyrtare duket të jetë kundërshtari direkt në fushën e betejës dhe përveç rrëzimit të avionit rus Su 24 nga forcat turke, dje është shënuar një zhvillim i ri në terren. Një regjiment i blinduar i ushtrisë turke i përbërë nga 20-25 tanke shoqëruar nga 150 ushtarë, kanë hyrë në provincën irakene të Nineveh pa lejen e autoriteteve irakene.

Një luftë që nuk diskriminon/Dy varre me 80 trupa femrash yazidi të therura, zbulohen në Irak

Postuar në 19 Nëntor, 2015 14:30

Historia e pasojave të luftës që Shteti Islamik ka prodhuar në këto vite të përgjakshme për Sirinë, ndoshta do të shkruhet vetëm përmes asaj që do të quhej arkeologjia e vdekjes. Përveç episodeve makabre të publikuara posaçërisht, krime të heshtura zbulohen së fundmi, duke i dhënë betejës së ISIS një përmasë absurdi. Mediat raportojnë se në Irak, konkretisht në Sinjar, janë zbuluar dy varre masive me trupa të grave yazide të therura nga militantë të Shtetit Islamik. Bëhet fjalë për 80 trupa të cilat janë therur për t’u varrosur në varre të përbashkëta.

Siri, Rusia nga ajri Irani nga toka

Postuar në 15 Tetor, 2015 03:30

Në Siri duket se po lufton e gjitha bota. Fushata ajrore ruse, pason atë amerikane. Po kështu francezët dhe britanikët kanë deklaruar se do të godasin, teksa Turqia prej disa vitesh është e implikuar direkt në konflikt për shkak të çështjes kurde dhe ambicies së Erdogan për të rrëzuar presidentin sirian Bashar al – Assad.

NATO e gatshme të mbrojë Turqinë, pas shkeljes së hapësirës ajrore nga rusët

Postuar në 09 Tetor, 2015 08:55

NATO-ja tha se është e gatshme të dërgojë trupa në Turqi për të mbrojtur këtë vend aleat pas shkeljes së hapësirës ajrore turke nga aeroplanët rusë që bombardonin në Siri. Ndërkohë, Britania e qortoi Moskën për shkallëzimin e luftës civile në Siri e cila ka lënë 250 mijë të vrarë. Zyrtarët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ende po analizojnë inkursionin rus në hapësirën ajrore të Turqisë pranë Sirisë veriore, ndërsa shefat e mbrojtjes të vendeve të Aleancës së Atlantikut Verior po takohen në Bruksel ku kriza në Siri dominon rendin e ditës.

Subscribe to RSS - trupa