Siri, Rusia nga ajri Irani nga toka

Postuar në 15 Tetor, 2015 03:30

Në Siri duket se po lufton e gjitha bota. Fushata ajrore ruse, pason atë amerikane. Po kështu francezët dhe britanikët kanë deklaruar se do të godasin, teksa Turqia prej disa vitesh është e implikuar direkt në konflikt për shkak të çështjes kurde dhe ambicies së Erdogan për të rrëzuar presidentin sirian Bashar al – Assad. Por nëse fushata ajrore ruse ka krijuar kushtet që ushtria siriane të ndërmarrë ofensivën tokësore kundrejt kundërshtarëve të regjimit sirian, agjencia “Reuters” njofton për një zhvillim të ri: mijëra trupa iraniane kanë hyrë në Siri për të ndihmuar Assadin. “Me mijëra trupa iraniane kanë mbërritur në mbështetje të ofensivës tokësore të drejtuar nga Assad...Përgatitjet për betejën e madhe në zonë janë të qarta. Ka një mobilizim të madh të ushtrisë siriane, trupave elitë të Hezbollahut dhe mijërave iranianëve që kanë ardhur së fundmi”, citon “Reuters” dy burime. Objektivi kryesor i betejës është qyteti i Halepit(Alepo) ku janë përqendriuar edhe fraksionet opozitare si dhe ISIS. Çfarë po rezulton është se Rusia pastroi logjistikën bazë për t’i hapur rrugë Iranit në terren. Se cili është pazari për Sirinë kjo do të shihet më vonë, por në kushtet eventuale të një fitoreje ushtarake të Assadit, si ky i fundit, ashtu edhe Irani apo Rusia, do ta kishin shumë të lehtë që edhe formalisht të propozonin një konferencë ndërkombëtare. Ky zhvillim e ka lënë realisht pa strategji reaguese SHBA-në, që është ndër humbëset kryesore aktualisht.  

https://www.middleeastmonitor.com/news/middle-east/21636-thousands-of-ir...

Comments

Submitted by cajani (not verified) on

e lehte fare, sunitet nuk jane shkaterrimtare ne toke ndaj dhe bota do bashkohet me ta kur te dalin ne shesh dredhirat e iranit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.