kufiri detar
Greqia kundërshton në OKB pretendimin libian për kufirin detar
Problemi i delimititimit të ujërvae territoriale në Mesdheun Lindor ka ridalë sërish në sipërfaqe si problem ndërkombëtar, teksa Athina zyrtare është ankuar zyrtarisht në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Përmes përfaqësuesit të Përhershëm të saj Evangelos Sekeris, Greqia ka përcjellë “kundërshtimin e plotë” ndaj pretendimeve të Libisë për kufijtë e zonave deyare.
Nafta është përherë në zona të diskutueshme. Probleme me kufirin detar edhe mes Libanit dhe Izraelit
Irani duket se ka marrë një dorë në Mesdhe përmes Hezbollahut në Liban. Kreu i këtij të fundit, Hasan Nasrallah ka bërë thirrje që Izraeli të mos nisë kërkimet për naftë dhe gaz në zonën detare që është në diskutim mes të dy vendeve.
Nëse armiku mendon se mund të veprojë siç i pëlqen përpara se të arrihet një zgjidhje për këtë çështje, atëherë e kanë gabim
Lideri i Ballkanit nuk firmos asnjë letër. Deti shkon në Arbitrazh
Kryeministri Edi Rama ka bërë sot atë që di të bëjë më mirë: të heqë nga bytha e vet problemet. Me një kravatë kuqezi, sa për të vjedhur lajmet dhe titujt e servilëve të medias që ka blerë, kryeministri njoftoi se ka rënë dakord me palën greke se do të çojnë në gjykatë ndërkombëtare çështjen e kufirit detar. Ky është një opsion që çaktivizon një kartë të fortë elektorale kundër tij tani që opinioni është helmuar me idenë fikse se deti po shitet. Dhe deri në shqyrtimin e çështjes në gjykatë ndërkombëtare z. Rama ka kohë të livadhisë i qetë me gënjeshtrat e zakonshme me fasada dhe bojëra.
Izraeli dhe Libani nisin negociatat për delimtimin e kufirit detar
Mediat izraelite raportojnë se Izraeli ka nisur së fundmi negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Libanin. Bisedimet e nivelit të lartë do të nisin zyrtarisht pas 10 tetorit në selinë e Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban në qytetin Naqoura.
Po negociojmë detin pa patur asnjë interes real
Shqipëria politike po afrohet sërish përballë një problemi delikat siç është ndarja e kufirit detar me Greqinë dhe zonave ekonomike me të. Problemi është delikat jo për kompleksitetin e aspektit teknik të procesit, por për shkak të sjelljes së elitës politike në raport me çështje të tilla që rezonojnë përtej shqetësimeve të saj të natyrës strikt ekonomike.
Ishujt me efekt të pjesshëm në marrëveshjen me Italinë. A vlen ky precedent për kufirin detar me Shqipërinë?
Marrëveshja e re detare mes Greqisë dhe Italisë, duket se ka hapur një dritare të re negociimi për kufijtë në Egje dhe në Jon. Kjo lidhet me faktin se vendimi i Greqisë për të pranuar efekt të pjesssëm të ishujve të Diapontit dhe atyre Strofades po shihet si një precedent për vlerën e ishujve në negociimin në Egje.
Greqia dhe Italia firmosin marrëveshjen për kufirin detar dhe Zonat Ekskluzive Ekonomike
Greqia dhe Italia kanë nënshkruar sot në Athinë marrëveshjen e delimitimit të zonave ekskluzive ekonomike në detin Jon. Sipas raportimeve mediatike nga Greqia kjo marrëveshje është një zgjerim i paktit të vitti 1977 dhe i hap rrugë të dyja vendeve për të nisur kërkimet dhe shfrytëzimin në rajonin detar në fjalë.
Delimitimi i zonave detare me të gjithë fqinjët tanë në kontekstin e ligjin ndërkombëtar është një objektiv konsistent për Greqinë
Hahn i kërkoi Metës zhbllokimin e marrëveshjes me Greqinë
Në vizitën që pati në Tiranë Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn takoi edhe Ilir Metën, një takim që zgjati fare pak për të cilin presidenca përcolli një njoftim të shkurtër, ku në thelb ishte qëndrimi i Metës që në negociatat me BE të ketë gjithëpërfshirje.
Konflikti kroato - slloven, si precedent për delimitimin e ujërave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë
Prej disa ditësh në media është publikuar lajmi mbi vendimin e Gjykatës së Hagës për kufirin kroato-slloven që i jep të drejtë Sllovenisë për këtë çështje. Kroacia nuk e ka pranuar këtë vendin duke u tërhequr nga Gjykata dhe duke krijuar një precedent shumë delikat brenda hapësirës së BE-së. Sot Deutsche Welle, agjencia shtetërore gjermane, e sjell në vëmendje këtë temë duke cituar nënkryetarin e Parë të Komisionit Europian, holandezin Frans Timermans, i cili bën thirrje që të vendimi të pranohet.
Përplasje në OKB mes Turqisë e Greqisë për kufirin detar
Athina i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, përmes së cilës i bën të ditura qëndrimet e Greqisë lidhur me mosmarrëveshjet me palën turke për ndarjen e Zonave Eksluzive Ekonomike dhe përcaktimin e shelfit kontinental.