Komisioni i Veprimtarive Prodhuese

Asnjë konçesion për rrugët deri më 2021. ATRAKO do ruajë të gjitha ofertat, jo vetëm atë fituese

Postuar në 25 Shkurt, 2019 19:55

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka propozuar që oferta e pakërkuar në infrastrukturë të mos pranohet deri më 31 dhjetor 2021. Kjo kërkesë u miratua parimisht në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ndërkohë që u hodhën poshte propozimet e “EcoAlbania”. Po kështu komisioni pranoi që ATRAKO, agjencia e trajtimit të koncesioneve, të mbajë në regjistër jo vetëm ofertat fituese, por edhe propozimet e tjera. 

TvT

Tërheqja e qeverisë nga ligji i mbetjeve, lajm i mirë. Mungesa e arsyeve, lajm i keq

Postuar në 20 Shtator, 2017 12:02

Sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese është debatuar për ligjin e mbetjeve. Një ditë më parë, Partia Socialiste tërhoqi projektligjin duke argumentuar se do ta diskutojë me komunitetetet. Më tej akoma, si për të konfirmuar këtë reflektim, propozesi i projektit, Eduard Shalsi, është tërhequr nga nisma, duke deklaruar se opinioni është manipuluar.

Ligji për importin e mbetjeve do të rishikohet

Postuar në 30 Dhjetor, 2016 16:37

Qeveria ka bërë një hap mbrapa për ligjin e mbetjeve. Pas një zvarritjeje nga Kuvendi në shqyrtimin e dekretit të Presidenti që kthente ligjin e miratuar, me gjasë si shfaqje e presionit të LSI-së, komisioni përkatës, ai i Veprimtarive Prodhuese, ka vënë në lëvizje procesin e rishikimit. 

Tjetër “dhuratë” nga Komisioni i Eduard Shalësit/Miratohet projektligji i Dhomës që detyron bizneset të anëtarësohen në Dh. e Tregëtisë dhe Industrisë

Postuar në 29 Shtator, 2016 15:32

Projektligji për anëtarësimin e detyruar të biznesit në Dhomën e Tregëtisë dhe të Industrisë pritet të kalojë në seancën e sotme për miratim. “Vizion Plus” raporton se drafti ka kaluar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese larg vëmendjes së mediave dhe pa u kosnultuar paraprakisht me aktorë të biznesit. P.sh Dhoma Amerikane e Tregëtisë e ka kundërshtuar draftin që detyron anëtarësimin në Dhomë, pa një arsye të qartë dhe që shihet si një mënyrë për të vjelur një lloj takse.

Qeveria që bën çfarë i thonë. Gjiknuri: Tërheqjen nga gjyqi me CEZ na e kërkoi FMN, BB dhe BE

Postuar në 06 Tetor, 2015 12:22

Qeveria nuk ka asnjë kompleks të tregojë se nuk ka pavarësinë të marrë asnjë vendim lidhur me çështje të interesit publik.  Edhe marrëveshjen e shumëpërfolur të mirëkuptimit me CEZ  thotë se e firmosi  me kërkesë të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian, si kusht që këto institucione të japin kredi për investime në sektorin energjitik.

Subscribe to RSS - Komisioni i Veprimtarive Prodhuese