Qeveria që bën çfarë i thonë. Gjiknuri: Tërheqjen nga gjyqi me CEZ na e kërkoi FMN, BB dhe BE

Postuar në 06 Tetor, 2015 12:22

Qeveria nuk ka asnjë kompleks të tregojë se nuk ka pavarësinë të marrë asnjë vendim lidhur me çështje të interesit publik.  Edhe marrëveshjen e shumëpërfolur të mirëkuptimit me CEZ  thotë se e firmosi  me kërkesë të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian, si kusht që këto institucione të japin kredi për investime në sektorin energjitik.

Këtë e deklaroi ministri Energjisë, Damian Gjiknuri në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. “Vendimin për mbylljen miqësore të çështjes nuk e morëm thjesht duke u ngritur një mëngjes dhe duke thënë është një gjyq aty a duhet të shkojmë apo jo! Ishte një kërkesë e FMN, Bankës Botërore, Bashkimit Evropian, të gjitha institucioneve që thanë se duhet të zgjidhni sa më shpejt në mënyrë miqësore konfliktin me CEZ në mënyrë që të hapen fondet e investimeve në Shqipëri në sektorin energjitik. Sot që flasim janë 200 milion dollar të kontraktuara dhe pritet edhe një tjetër paketë vetëm në sektorin e shpërndarjes. Kjo erdhi si rezultat i kësaj marrëveshjeje dhe suksesi është tanimë i qartë.”-deklaroi Gjiknuri.

Në faktë nuk është e vetmja qeveri që nxjerr përpara BB, FMN dhe BE për të na bindur se kursi që po ndjek nuk mund të vihet në diskutim përderisa udhëhiqet nga institucione financiare ndërkombëtare nën monitorimin e Brukselit. Ka 25 vjet që po ndodh e njëjta politikë, me njerëz që marrin përsipër të qeverisin me deklarata e fjalime, ndërsa urdhërin për firmat e marrin nga tjetër kush.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Eshte Shtepia e Bardhe, Pallati Elize, Bundestagu, OKeBeja, Nato, UEFA, FIFA, OPECu. Te gjitha ishin shume te shqetesuar per kete marrveshje.

Vetem se ka nje gje, FMN-ja te pakten analizat e saj i ka te publikuara. Ministri te na bej publike arsyetimet e FMN-se per rastin ne fjale.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ketu Edvin Palla po pyet kete tjetrin, ho si te duket kjo zhgarravina qe kam ketu, shitet per 1000 Euro, apo te hy ne pazar?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.