shpenzime

Drejt gjyqit

Postuar në 25 Tetor, 2018 14:12

Gjykata e Apelit në Paris konfirmoi aktakuzën ndaj ish-Presidentit të Republikës, Nicolas Sarkozy për "financimit të paligjshëm" të fushatës së tij në vitin 2012.

Hetimet zbuluan fatura fiktive të lëshuara për të fshehur tejkalimin me 18.5 milionë euro të pragut të lejuar prej 22.5 mln euro për shpenzime elektorale. Kompania e marrëdhënieve publike “Bygmalion” faturoi me 18.5 milionë euro qendrën e djathtë të drejtuar nga Sarkozy, duke pranuar parregullsitë. Megjithatë ka mohuartë ketë qenë e vetëdijshme për shpenzimet e padeklaruara.

Jemi pas Ruandës për cilësinë e investimeve në infrastrukturë

Postuar në 25 Korrik, 2017 23:17

Fondi Monetar Ndërkombëtar e rendit Shqipërinë si vendin e parafundit për cilësinë e infrastrukturës edhe pse taksapaguesit shqiptarë kanë investime miliarda euro për investime publike. Sipas FMN, për periudhën 2005-2016, qeveria shqiptare ka shpenzuar çdo vit mesatarisht 5.5 për qind të prodhimit kombëtar për vepra publike, kryesisht rrugë, porte dhe segmente të tjera të infrastrukturës.

Bankers, vjedhje me miratimin e shtetit

Postuar në 20 Shkurt, 2017 10:40

Bankers kryeson listën e kompanive që i ka shkaktuar dëmin më të madh shtetit nga mosrespektimi  i marrëveshjes hidrokarbure me kompaninë Albpetrol. Këtë e ka favorizuar edhe monitorimi i dobët i marrëveshjeve nga vetë shteti.

Qeveri me gusto: shpenzime të rritura për rikonstruksion godinash dhe mobilim zyrash

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 15:31

Buxheti i detajuar i shpenzimeve kapitale për kryeministrinë ka të parashikuar 102 milionë lekë (rreth 720 mijë euro) për SNRAP. Nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton se SNRAP është draft Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike (SNRAP) 2015-2020, ku në bazë është depolitizimi i administratës, zbatimi i legjislacionit dhe zbatimi i konkurseve meritokratike.

Bankers, tjetër “kolpo”: Kredi ndërkombëtare me pasuri të shtetit si kolateral

Postuar në 04 Tetor, 2015 20:16

Sipas ligjit shqiptar për kompanitë që kanë marrë koncesion, një kompani që fitimet i investon dhe i njihen si shpenzime, nuk mund t’i përdorë këto investime si pasuri të saj, pasi ato janë pronë e shtetit shqiptar. Por kompania Bankers Petroleum duket se ka bërë pikërisht këtë, pasi dyshohet se investimet e zbritura si shpenzime nga bilanci i saj, i ka hipotekuar si kolateral për kredi ndërkombëtare.

Subscribe to RSS - shpenzime