Bankers, vjedhje me miratimin e shtetit
Bankers kryeson listën e kompanive që i ka shkaktuar dëmin më të madh shtetit nga mosrespektimi i marrëveshjes hidrokarbure me kompaninë Albpetrol. Këtë e ka favorizuar edhe monitorimi i dobët i marrëveshjeve nga vetë shteti. Sipas auditit ka rezultuar se kompania, Bankers ka deklaruar shpenzime të fryra, të cilat kanë dalë jashtë pasqyrave financiare të miratuara nga Albpetrol, po përveç kësaj, aty janë hasur edhe kundërshti logjike të shifrave, ku për vitin që janë hapur 163 puse, shpenzimet janë të njëjta edhe për vitin që janë hapur 63, dhe për 2016-ën ku nuk është hapur asnjë pus .
Në një njoftim zyrtar KLSH, thotë se vetëm si pasojë e mos arkëtimit të tatim-fitimit nga Bankers, buxheti nuk ka arritur të arkëtojë 341 milion dollarë të ardhura në vite.Në bazë të monitorimit që i është bërë edhe periudhës së shpërthimeve në Patoz – Marinëz, KLSH ka konkluduar se fajtore për to ka qënë Bankers, teknologjia e përdorur dhe sasia e injektimit të squfurit ka qënë në kundërshtim me normat e lejuara nga OBSH dhe ende dhe sot nuk është ndërruar.
Pak ditë më parë kryeprokurori Adriatik Llalla zbuloi se për çështjen e Bankers kishte patur presion nga ambasadori amerikan Donald Lu për të mos hetuar shpërthimet e kompanisë në Patoz Marinzë, dhe se për arsye të këtyre presioneve Prokuroria e Fierit i vuri kapak dosjes.
Add new comment