fino
Armand Duka fiton garën për kreun e FSHF-së
Armand Duka është zgjedhur sërish në krye të FSHF-së. Pas mbylljes së procesit të votimit nga 65 anëtarët, nisi numërimi i votave. Komisioni konstatoi se Armand Duka mori 39 vota, Bashkim Fino 22 vota, ndërsa Shpëtim Hala nuk mori asnjë votë. Komisioni konstatoi gjithashtu 4 vota të pavlefshme, çka e bëri të detyrueshëm raundin e dytë, pasi asnjë prej kandidatëve nuk siguroi dot 2/3 e votave.
Gjëegjëza mediatike e “të pavarurit” Armand Duka
Dje u zhvillua ndoshta debati i parë publik, i tërthortë mes atyre që mendojnë se në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të ketë ndryshim dhe mes atyre që thonë se kandidatura e Bashkim Finos është e papranueshme. Mes këtyre të fundit ishte edhe Denis Bastari, sekretar Administrativ i FShF-së.
Teza qendrore e diskutimit në “Opinion” të Tv Klan ishte se Fino vjen nga politika, rrjedhimisht nuk mund të konsiderohet si kandidat i përshtatshëm, por si një person që përfaqëson zgjatimin e qeverisë mbi FSHF.
Alibia e rrëzuar e ndërhyrjes politike në zgjedhjet e FSHF-së
“UEFA është e informuar për atë që po ndodh me zgjedhjet e datës 7 shkurt”. Kështu është shprehur ndër të tjera drejtori i Komunikimit Pedro Pinto të saj, gjatë një interviste me Top-Channel.
Është një qëndrim formal dhe që ngjan si apel për zbatimin rigoroz të rregullave dhe statutit të Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila është pjesë e UEFA-s. Kjo është një shenjë e mirë për të gjithë procesin zgjedhor, i cili duhet thënë se po synohet të menaxhohet nën një kontroll absurd të problemeve thelbësore që kanë dalë tanimë në sipërfaqe.
Gara për kreun e FSHF-së/Fino jep dorëheqje nga funksionet partiake
Bashkim Fino ka dhënë dorëheqjen nga funksionet politike në Partinë Socialiste. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Fino shkruan se e ka ndërmarrë këtë hap, për të rrëzuar çdo paragjykim në garën zgjedhore për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku ai është një ndër kandidatët.
Fino zyrtarizon kandidaturën për President të FSHF-së
Ajo që përflitej prej javësh se Bashkim Fino do të ishte rivali i Agron Dukës në garën për president i FSHF-së u zyrtarizua. Deputeti socialist deklaroi nga studio e Televizionit Publik Shqiptar se nxitja për kandidimin ka ardhë nga pasioni i tij për futbollin, por edhe mbështetja e miqve të tij. Ai parashtroi dhe platformën ku si pika kryesore janë, privatizimi i klubeve, transparenca e fondeve, ngritja e akademive sportive dhe kufizimi në dy mandate i drejtimit të FSHF-së.
Fino u flet shokëve dhe shoqeve socialistë për Blushin
Deputeti socialist Bashkim Fino, duke qëndruar në të njëjtën linjë shpjeguese me kryeministrin Rama se pse nuk u bënë zgjedhjet për kreun e PS-së, paçka se në shkelje të statusit i ka dhënë përgjigje deputetit Ben Blushi.
Shënim: I shantazhuar dhe pa kurajo
Ilir Meta duket se i mbijetoi stuhisë politike që u ngrit kundër tij në lidhje me çështjen CEZ. Deklarimet e sotme të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe Bashkim Finos, se koalicioni është solid, i kanë dhënë fund rolit prej spektatori që mbajti Edi Rama në këtë histori, duke shënuar në mos një tërheqje, distancimin nga presioni kundër aleatit të tij.
Aleanca me LSI-në funksionon shumë mirë!
Deputeti socialist Bashkim Fino ka folur sot për situatën politike. Fino është një politikan të cilin të gjithë përpiqen ta marrin seriozisht, edhe sepse fati politik i “pikoi” në vitin e vështirë 1997. Çfarë ka thënë Fino? Fino ka thënë se sheh një gjë që nuk e sheh asnjë. “Aleanca me LSI-në funksionon shumë mirë”, citohet ai nga disa media. Por nëse funksionon shumë mirë, ç’nevojë ka të pohohet një gjë e tillë? Ndoshta Fino ka gjetur një mënyrë për t’u dukur në media.