Fino zyrtarizon kandidaturën për President të FSHF-së

Ajo që përflitej prej javësh se Bashkim Fino do të ishte rivali i Agron Dukës në garën për president i FSHF-së u zyrtarizua. Deputeti socialist deklaroi nga studio e Televizionit Publik Shqiptar se nxitja për kandidimin ka ardhë nga pasioni i tij për futbollin, por edhe mbështetja e miqve të tij. Ai parashtroi dhe platformën ku si pika kryesore janë, privatizimi i klubeve, transparenca e fondeve, ngritja e akademive sportive dhe kufizimi në dy mandate i drejtimit të FSHF-së. Fino tha se mandati i deputetit nuk e pengon të kandidaojë, pasi sipas ligjit FSHF është Organizatë Jofitmiprurëse.
Add new comment