Gara për kreun e FSHF-së/Fino jep dorëheqje nga funksionet partiake
Bashkim Fino ka dhënë dorëheqjen nga funksionet politike në Partinë Socialiste. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Fino shkruan se e ka ndërmarrë këtë hap, për të rrëzuar çdo paragjykim në garën zgjedhore për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku ai është një ndër kandidatët.
Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF
shkruan Fino.
Përballë tij është Armand Duka, president aktual I FSHF-së që është në krye të saj prej 16 vjetësh.
Add new comment