destabilizim
Gjermania dhe Britania rrëzojnë “binjakët” e paqes
Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Britania janë pozicionuar qartë kundër çdo ndryshimi kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Të pyetur nga Radio Europa e Lirë, zyrat diplomatike të këtyre vendeve kanë folur pa dorashka kundër idesë së Thaçit që mesa duket e ka përqafuar edhe Vuçiç, i cili deklaroi se është në favor të demarkacionit me shqiptarët
Sunitët në aleancë me ISIS për të destabilizuar Iranin*
Ndryshe nga garancitë e autoriteteve iraniane, sulmet e koordinuara terroriste në Teheran, përgjegjësinë e të cilëve e mori e ISIS, është hera e parë që mosmarrëveshjet mes sunitëve dhe shiitëve u transferuan nga Shteti Islamik në Iran. Kjo është edhe hera e parë që celultat terroriste arrijnë të depërtojnë në vend dhe të bashkëpunojnë me elementë lokale për të organizuar një sulm të kësaj shkalle.
Shqipëria i kujton BE-së kërcënimin rus, Bushati sheh destabilizim të rajonit
Shqipëria është një ndër vendet e Ballkanit Perëndimor nën influencën amerikane dhe kjo kushtëzon në një fare mënyre edhe kursin e politikës së jashtme. Megjithatë protagonizmi i diplomacisë shqiptare k mbërritur deri në atë pikë sa t'i tregojë Europës kërcënimin rus. është ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që paralajmëron Perëndimin për rrezikun që sipas tij mund të çojë në destabilizimin e rajonit.
Kur vdesin diktatorët
Në gjithë botën tashmë janë 55 udhëheqës autoritarianë. Njëmbëdhjetë prej këtyre udhëheqësve janë 69 vjeç ose më të moshuar, dhe janë në faza të ndryshme të shëndetit në rënie. Shumica e këtyre diktatorëve në plakje, si Jose Eduardo dos Santos i Angolas (73 vjeç), Nursultan Nazarbayev i Kazakistanit 7(5 vjeç) dhe Robert Mugabe i Zimbvavesë (91 vjeç) janë në pushtet prej dekadash. Me vështrim të parë kjo është një pamje shpresëdhënësve për vëzhguesit e demokracisë, që kanë dokumentuar kohët e fundit një ripërtëritje autoritariste të ngadaltë por të qëndrueshme.