Gjermania dhe Britania rrëzojnë “binjakët” e paqes

Postuar në 09 Gusht, 2018 16:58

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Britania janë pozicionuar qartë kundër çdo ndryshimi kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Të pyetur nga Radio Europa e Lirë, zyrat diplomatike të këtyre vendeve kanë folur pa dorashka kundër idesë së Thaçit që mesa duket e ka përqafuar edhe Vuçiç, i cili deklaroi se është në favor të demarkacionit me shqiptarët

“Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tashëm.Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet. Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese”-thuhet në reagimin e ambasadës britanike në Kosovë.

Edhe Ambasada e Gjermanisë duke iu referuar deklaratave të ministrit të shtetit, Michael Roth, dhe ambasadorit Heldt thotë prerazi se është kundër ndryshimit të kufijve. “Ministri i shtetit, Michael Roth, sikurse edhe Ambasadori Heldt në intervista të ndryshme e kanë bërë të qartë pozicionin zyrtar lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njohur,”-thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.

https://www.evropaelire.org/a/britania-kundershton-ndryshimin-e-kufijeve...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.