totozani
Burg për kuponin tatimor,Totozani: Duhen politika të reja sociale, jo ashpërsim i kodit penal
Avokati i Popullit i ka dërguar disa mendime dhe sugjerime Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, mbi projektligjin për ashpërsimin e penaliteteve për biznesin.
Në ndryshimet e dispozitave aktuale të Kodit Penal duket qartë një ashpërsim lidhur me llojet e dënimit dhe masat e dënimit me burgim, faktit që sipas Avokatit të Popullit nuk përbën shqetësim masa e butë e dënimit për veprat penale, por moszbatimi i ligjeve nga strukturat ligjzbatuese.
Avokati i Popullit: Kemi probleme me politikën. Rekomandimet konsiderohen sulme
Avokati i Popullit adreson kritika të hapura për sjelljen institucionale të drejtuesve shqiptarë që sipas tij, nuk ofrojnë bashkëpunim me zyrën e Avokati. Gjatë fjalës së tij në Kongresin e 9-të të Shoqatës së Ombudsmanëve dhe Ndërmjetësuesve Frankofonë (AOMF), që u mbajt në datat 13-15 tetor 2015 në Quebec të Kanadasë, Igli Totozani, deklaroi se në vende si Shqipëria ka vërtet një rend kushtetues demokratik, por kultura e njerëzve dhe politikës është larg tij. "Puna e Ombudsmanit në vendet me demokraci ende të pakonsoliduar është një sfidë e madhe.
Igli Totozani: Ka më shumë varfëri se dy vjet më parë
Avokati i Popullit Igli Totozani ka folur në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku, ku ka përgënjeshtruar në mëse një rast qëndrimet dhe deklaratat e kryeministrit Rama. Sipas Totozanit, Shqipëria këto dy vjet nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm, por ka vështirësi të mëdha të cilat nuk janë krijuar sot, por janë të shtrira në kohë. “Ka qytete që kanë vetëm një orë ujë në ditë dhe ky nuk është problem i qeverisë së majtë apo i qeverisë së djathtë. Mendoj se shqiptarët nuk jetojnë më mirë se dy vjet më parë”.
Luftë për qëndrimin ose jo të OSBE-së. Avokati i Popullit: “OSBE-ja, një partner i rëndësishëm”
Zyra e Shtypit e Avokatit të Popullit ka shpërndarë sot një e-mail, përmes të cilit kërkon të shprehë mbështetjen për Prezencën e OSBE-së në Tiranë. “Institucioni i Avokatit të popullit vlerëson punën dhe aktivitetin e OSBE-së dhe e konsideron si një partner të rëndësishëm. Z. Totozani theksoi se shqiptarët meritojnë politikanë të pastër”, thuhet në e-mail, ku nënvizohet pikërisht kjo fjali. Nuk dihe motivimet e Totozanit, i akuzuar vitin e kaluar nga disa media si përfitues fondesh të projekteve.