Luftë për qëndrimin ose jo të OSBE-së. Avokati i Popullit: “OSBE-ja, një partner i rëndësishëm”
Zyra e Shtypit e Avokatit të Popullit ka shpërndarë sot një e-mail, përmes të cilit kërkon të shprehë mbështetjen për Prezencën e OSBE-së në Tiranë. “Institucioni i Avokatit të popullit vlerëson punën dhe aktivitetin e OSBE-së dhe e konsideron si një partner të rëndësishëm. Z. Totozani theksoi se shqiptarët meritojnë politikanë të pastër”, thuhet në e-mail, ku nënvizohet pikërisht kjo fjali. Nuk dihe motivimet e Totozanit, i akuzuar vitin e kaluar nga disa media si përfitues fondesh të projekteve. Gjithsesi, qëndrimi i Avokatit të Popullit vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes qeverisë dhe OSBE-së janë acaruar për shkak të një raporti KONFIDENCIAL që u publikua në media, e ku thuhej e vërteta për lidhjet e krimit të politikanëve kryesorë në vend, hajdutëritë dhe banditizmin e tyre të njohur ndërkombëtarisht. Po sot, u bë e ditur se qeveria ka tërhequr ambasadorin tonë në OSBE, në një akt që rikujton 1996-ën.
Add new comment