Kredite me probleme
Shqipëria mes 25 vendeve më problematike në botë për nivelin e kredive të këqija
Niveli i lartë i kredive te këqija e rendit vendin tonë mes 25 shteteve më problematike në botë . Sipas një studimi të bërë nga Banka Euripiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nga 25 shtetet problematike në botë për kthimin e huave në banka , 16 prej tyre janë nga Europa dhe rajoni i Ballkanit.
Sugjerimi i FMN-së: Për kreditë me probleme, të konsiderohet edhe falimenti
Shefi i zyrës së FMN-së në vendin tonë, Jens Reinke, sugjeron që Banka e Shqipërisë dhe qeveria të ecë përpara në zgjidhjen e kredive me probleme, duke aplikuar edhe falimentin.
Borxhi i kredive të pakthyera në banka 1 miliardë dollarë
125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë është totali i kredive me probleme që nuk jane kthyer ne banka si nga indiviëet ashtu edhe bizneset. Sipas të dhënave të Bankës së Shqiperise, nga 125 miliardë që ishte totali i kredive me probleme në muajin qershor , 70 miliardë lekë është kredi e pakthyer nga 35 korporata të medha në vend, ndërsa pjesa tjetër prej 55 milardë është kredi e pakthyer nga biznese të tjera dhe individë.