Shqipëria mes 25 vendeve më problematike në botë për nivelin e kredive të këqija
Niveli i lartë i kredive te këqija e rendit vendin tonë mes 25 shteteve më problematike në botë . Sipas një studimi të bërë nga Banka Euripiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nga 25 shtetet problematike në botë për kthimin e huave në banka , 16 prej tyre janë nga Europa dhe rajoni i Ballkanit.
Në mesin e këtyre vendeve me kredi me probleme qëndron edhe Shqiperia, edhe pse në 12 muajt e fundit niveli i kredive të këqija ka pësuar rënie me afro 3 pikë përqindje. Ulje të nivelit të kredive të këqija gjatë këtij viti kanë shënuar Maqedonia , Mali i Zi dhe Sllovakia, ndërsa në Serbi njohën rritje me 5 pikë përqnidje. Shqipëria aktualisht po ndjek një plan masash në uljen e nivelit të kredive me probleme.
Lidhur me këtë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjatë prezantimit të raportit të tranzicionit 2016 i kërkoi autoriteteve shqiptare zbatimi të suksesshëm të ektij plani. Fenomeni i kredive të këqija i ka bërë bankat me dorështrënguara në dhënien e kredisë, këtë e dëshmon edhe raporti i Berzh, i cili thotë se një nga shkaqet që i pengon bzineset për të marrë kredi në banka janë procedurat komplekse që ofrohen dhe normat e larta të interesit, që bëjnë të vështirë shlyerjen e kredisë.
Add new comment