Zotkaj

KQZ rrëzon Prokurorinë për Peçin e Zotkaj

Postuar në 23 Mars, 2017 20:27

Ndonëse Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për  bashkiakët socialistë të Poliçanit dhe Tepelenës, katër përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve hodhën poshtë kërkesën e organit të akuzës për Adriatik Zotkajn dhe Tërmet Peçin. Argumentimi i Prokurorisë ishte se Zotkaj dhe Peçi kishin fshehur dënimet që kishin marrë të të kaluarën edhe pse ato nuk ishin shkak për ndërprerjen e mandatit. Por sipas organit të akuzës vetëm mosdeklarimi  mjafton për heqjen e mandatit të bashkiakëve socialistë. 

Kryebashkiaku socialist i Poliçanit verifikohet për trafik femrash

Postuar në 15 Mars, 2017 19:26

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet për kryetarin socialist të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj për akuzën e trafikimit të femrave jashtë vendit me qëllim prostitucionin. Verifikimi nisi pas  një deklarimi të të arrestuarit për prostitucion, Leonard Muçaj. Ky i fundit deklaroi këtë të mërkurë në sallën e gjyqit se prokuroria duhet të hetojë Adriatik Zotkajn si person që ka trafikuar drejt Greqisë 8 femra. Vetë Muçaj përballet në gjykatë me akuzën e trafikut të femrave, pas një denoncimi të bërë për të në vitin 2015

Tjetër goditje nga Meta, bien edhe “dy zogj” të inkriminuar të Rilindjes

Postuar në 13 Mars, 2017 17:31

Pas Elvis Rroshit të Kavajës, Prokuroria e Përgjithshme kërkon ndërprerjen e mandatit për kryetarin socialist të bashkisë së Tepelenës Termet Peçi dhe atij të Poliçanit Adriatik Zotkaj. Sipas kryeprokurorit Adriatik Llalla të dy të zgjedhurit socialistë preken nga ligji i dekriminalizimit.

Kapet me drogë vëllai i Tikut të Poliçanit. Reagon kryebashkiaku: Droga nuk është e vëllait tim, ai e ka shitur kohë më parë, por i ka mbet emri në sistem…

Postuar në 18 Shtator, 2015 14:12
Subscribe to RSS - Zotkaj