gjykata e posacme
Nê BURG me vendim gjykate
Gjyqtari Erjon Bani ka vendosur në masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, pas një seance maratonë në GJKKO të nisur që në orët e para të mëngjesit.
Ndërkaq, është zëvendësuar masa e sigurisë ndaj Ajola Xoxës, e cila është lënë në "detyrim paraqitje", dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit.
Po ashtu mbeten në fuqi masat "arrest me burg" për biznesmenin Elman Abule dhe "detyrim paraqitje" për biznesmenët: Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha.