azbi saphiu
Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!
Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po e bën sigurinë e jetës çështje urgjente. Në një diskutim në MCN Tv, gazetarja Klodiana Lala ka akuzuar hapur Policinë e Shtetit për krijimin e një gjendjeje presioni ndaj punonjësit Azbi Spahiu, që çoi mandej në aktin e tij. Arsyeja: polici rrugor ndaloi në një aksident automobilistik djalin e Samir Mane, biznesmenit të njohur për lidhje të forta deri në majën e qeverisë dhe të opozitës.