axhenda LGBT
Tekstet shkollore, Allkaj: S’ka prirje për përfshirje të axhendës LGBT
Kopertina e librit të Gjuhës Shqipe dhe fletores së punës për klasën e tretë ka hapur debat ditët e fundit për shkak të përfshirjes në të të një ylberi dhe një magjistrai me fustan. Shumë e kanë komentuar këtë si përfshirje të agjendës LGBT në tekstet shkollore. Shkëlqim Allkaj, drejtor i Zhvillimit të Politikave dhe Programeve të Arsimit Parauniversitar, e përjashton një gjë të tillë, duke theksuar se procesi i përzgjedhjes së librave kalon nëpër shumë filtra.