Karin Schneider-Ferber
Më mirë turbanin
Në kohën e sundimit osman, Greqia ishte e populluar nga sllavët, shqiptarët, vllehët, turqit dhe grekët. Greqinë antike e kërkon zor se e gjen. Në vend të saj dominojnë kaftani dhe shamia.
Hulumtuesi, koleksionuesi dhe piktori irlandez që rridhte nga një familje e pasur Edwart Dodwell, i cili ishte ndër të paktët hulumtues që në vitet 1801 dhe në 1805-1806 hyri deri në zemër të Greqisë antike, mbeti i zhgënjyer kur gjeti një botë komplet të huaj dhe irrituese për të: Athina mbizotërohej nga xhamitë, minaret.