revista Nature
ChatGPT në listën e “Nature” për shkencëtarët e vitit
Çdo dhjetor, revista “Nature” zgjedh 10 figura të njohura që kanë dalë në faqet e saj përgjatë vitit. Në listën e publikuar për këtë vit, revista ka përfshirë një entitet jonjerëzor për herë të parë. ChatGPT, një robot i aftë për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe për të zhvilluar biseda në një mënyrë pak a shumë inteligjente, ka ndihmuar në shkrimin e punimeve akademike, artikujve të përmbledhur shkencorë dhe përgatitjes së dokumenteve që janë përdorur për të aplikuar për grante kërkimore.